Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner, në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës së Drejtësisë, tha se SHBA është krenare që mbështet drejtësinë në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi se institucionet do të jenë afatgjata.
Wisner inkurajoi magjistratët për të vijuar punën në goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pavarësisht presioneve nga politika.
Ai tha se pritshmëritë për drejtësinë janë të mëdha dhe theksoi se politika duhet të bëjë më shumë.
Fjala e plotë e David Wisner
‘Shteti i së drejtës që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona. Sekretari Blinken ishte këtu në shkurt dhe tha se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për punën që njerëzit në këtë sallë sot kanë arritur. Ju dhe institucionet e tjera të pavarura të drejtësisë keni nisur të sillni transparencë dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë. Ju dhe institucionet e tjera keni nisur të merrni masa kundër korrupsuonit dhe kundër krimit të organizuar. Shqiparët kërkojnë një sistem drejtësie që të mund të kenë besim se do të trajtohen me drejtësi.
Nuk ka nevojë të përmendet fakti që ju përballeni me sfida të konsiderueshme, vende vakante, numri i çështjeve gjyqësore të të prapambetura. Ka ende nevojë të zhvillohet veting. Ka presion politik. Pritshmëri të larta nga publiku dhe llogaridhënie ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar është e rëndësishme dhe ju duhet të vazhdoni të punoni pak më shumë për këtë.Takimi i sotëm është një shembull se institucionet nuk mund të punojnë vetëm. Keni nevojë për komunikim dhe besim me institucionet e tjera për të përmbushur mandatet tuaja.
Mund tju them që SHBA është krenare që punon me ju, me këshillta gjyqtare e prokurorët, e organet e zbatimit të ligjit për të ndihmuar Shqipërinë që të ketë një të ardhme më të mirë.
Siç e tha miku im Silvio reforma në Drejtësi është e pakthyeshme. Presim plotësisht që institucionet që u themeluan 112 vite më parë, të krijuar në 2016 të jenë afatgjatë. Nuk ka pikëpyetje për këtë, sepse populli shqiptar e do.
Përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen, shtetin ligjor dhe luftuar çfarëdolloj korrupsioni është premtuese.
Më shumë duhet të bëhet nga politikanët, institucionet dhe të interesuarit për një demokraci më të fortë në Shqipëri.
Ju premtoj se SHBA do të mbështesë këto përpjekje për të ndërtuar reforma më të sukseshme që nxisin përfshirjen e harmonizohen brenda Kushtetutës dhe respektojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Ne nxisim, gjithashtu, për më shumë bashkëpunim mes grupeve politike e shoqërisë civile e të tjerëve për të cuar para reformat e nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe në integrimin në komunitetin euroatlantik.
Lufta ndaj korrupsionit, nxitja e qeverisjes së mirë dhe përpjekjet për sundimin e ligjit janë detyrë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët përfshi të gjithë institucionet dhe aktorët që punojnë për këtë. Dhe kjo nuk është vetëm për institucionet e drejtësisë.
Ne gjithashtu nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që kërkojnë të përmirësojnë të ardhmen e tyre, e presin me padurim të shohin rezultate nga një proces transparent e bashkëpunues. Shqipëria, SHBA dhe BE kanë shpresë që ju të gjithë do të keni sukses. Ndaj më lejoni tju uroj: Gëzuar ditën e drejtësisë. Duhet të jeni të lumtur që kjo që po bëni është e jashtëzakonshme. Ka ende punë për të bërë, vijoni ë punoni, bëni sistemin të funksionojë për një të ardhme më të mirë.
Lajmi kryesor: