Wizz air, fluturime nga Tirana drejt Barcelonës e Koln! Ministri Klosi: Në vitin 2022 do të kemi 7 milionë turistë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rritjen e numrit të turistëve që parashikohet të jenë 7 milionë vitin e ardhshëm.

Bazës ajrore të kompanisë WizzAir në Rinas i është shtuar edhe avioni i pestë. Avioni i ri që i bashkohet flotës në International Airport do të mundësojë fillimin e fluturimeve direkte drejt Barcelonës në Spanjë dhe Koln në Gjermani. Kështu u shpreh drejtori Komercial i WizzAir George Michalopoulos.

“Aktualisht kemi 27 destinacione dhe do të jenë edhe dy destinacionet të reja, dhe vendosja e avionit të 5 ka pikërisht lidhje më këtë. Destinacionet e reja do të jenë Barcelonë dhe Këln”, tha George Michalopoulos.

Ndërsa drejtori Ekzekutiv i TIA Constantin von Alvensleben e konsideroi zgjerimin e flotës së kësaj kompanie si një shenjë besimi, ndërsa shtoi se ky zhvillim do ndikoj edhe tek rimëkëmbja ekonomike.

“Jam i kënaqur të njoftoj angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin me WizzAir për një zhvillim thelbësor që do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, pas pandemisë dhe gjithashtu do t'u ofrojë konsumatorëve një gamë të gjerë destinacionesh të përballueshme me çmime të ulëta", Dr. Constantin von Alvensleben.

Në ceremoninë e pritjes së avionit të pestë të WizzAir ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se të gjitha zhvillimet në aviacion do bëjnë të mundur që vendi të arrij në 7 milionë turistë që në vitin 2022.

“Shqipëria sot mund të shënojë pa dyshim një konkurrencë të hapur me vendet e rajonit për të rritur numrin e turistëve të organizuar nëpërmjet shtimit të portave të saj hyrëse. Viti 2021 do të shtoj numra të konsiderueshëm për turizmin shqiptar mbase në korrik , gusht ne do t’ja dalim të shkojmë shumë pranë numrave të 2019, por pa dyshim 2022 do ta kalojë 2019. Objektivi ynë I qartë është që në vitin 2022 ne të rikthehemi në 7 milionë turist që Shqipëria ka pasur në 2019 duke shtuar rikthimin e turizmit”, tha Klosi.

Çmimi i biletës Tiranë-Barcelonë është 29.99 Euro dhe Tiranë-Këln 29.99 Euro. WizzAir ka nisur fluturimet në 2017, dhe me këtë kompani kanë udhëtuar 2 milion pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë që kur ka shkelur në tregun vendas.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë