Nënvarianti i ri i virusit korona XBB.1.5 - është konstatuar jo vetëm në SHBA, ku përbën rreth 50% të infektimeve aktuale me Covid. Infektime me variantin XBB.1.5 raportohen edhe nga Evropa, India dhe Singapori.
"Ka të ngjarë që XBB.1.5 do të bëhet varianti dominues në Evropë, madje ndoshta nga fundi i janarit. Por ne do ta vëmë në kontroll dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim," tha Paul Hunter, epidemiolog në Universitetin e Anglisë Lindore në Britaninë e Madhe.
XBB.1.5 transmetohet më lehtë
XBB.1.5 është një nënvariant i Omikronit, dhe aktualisht është varianti dominues i virusit korona në mbarë botën. XBB.1.5 është një nënvariant "i rikombinuar" i Omikronit, që do të thotë se përmban material gjenetik nga nënvariante të ndryshme të virusit korona.
"Që kur zbuluam disa muaj më parë nënvariantin XBB, ai ka krijuar disa mutacione dhe ka evoluar. Kjo do të thotë se virusi XBB.1.5 ia del më mirë që të shmangë imunitetin e trupit," tha Hunter.
Sistemi imunitar e njeh nënvariantin XBB.1.5, por reagon më ngadalë. Kjo do të thotë që virusi XBB.1.5 ka më shumë kohë për t'u shumuar, duke rritur shanset për t'u infektuar me COVID.
A është XBB.1.5 më i rrezikshëm se variantet e tjera?
Të dhënat e deritanishme nga SHBA sugjerojnë se XBB.1.5 nuk është më vdekjeprurës se nënvariantet e tjera të Omikronit. "Ne e dimë nga burime të besueshme në SHBA se njerëzit e infektuar me variantin XBB.1.5 nuk kanë simptoma të rënda Covidi," thotë Hunter.
Megjithatë ekspertët kanë frikë se nëse XBB.1.5 përhapet me shpejtësi, numri i madh i infeksioneve do të rrisë numrin e njerëzve me simptoma të rënda të ngjashme me ato të nënvarianteve të tjera të Omikronit./DW
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.8%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 7346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22