Xhaçka numëron dështimet e Bashës
"Ja pse nuk e beson dot më askush" 

Xhaçka numëron dështimet e Bashës<br />"Ja pse nuk e beson dot më askush" 
Akuzave për korrupsion për qeverinë të bëra nga lideri i opozitës, Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët në Fier, i është kundërpërgjigjur deputetja e PS-së, Olta Xhaçka.

Deputetja e PS-së numëroi “dështimet” e Bashës si ministër Transporti, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm dhe së fundmi dhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Basha tha Xhaçka mbahet mend për skandalin e korrupsionit, mbi 240 milionë euro vjedhje në Rrugën e Kombit, për vrasjen e katër qytetarëve më 21 janar në boulevard, për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe skandalet me lejet e ndërtimit si kryebashkiak.

“Prandaj, Lulzim Bashën sot nuk e beson dot askush. Premtimet e tij nuk bëjnë asgjë veçse kthejnë Shqipërinë mbrapa, në kohën e borxheve të mëdha dhe krizës ekonomike”, tha Xhaçka.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës