Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologen e saj bullgare, Ekaterina Zaharieva. Gjatë bisedës është diskutuar integrimi i Shqipërisë në BE por edhe e rajonit, ku Xhaçka thekson se ka marrë mbështetjen nga Bullgaria për të punuar së bashku në këtë drejtim.
“Telefonatë e mirë me ministren Zaharieva. Vlerësoj shumë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE të Shqipërisë dhe në të vërtetë të të gjithë rajonit të Ballkanit. Sfidat mbeten, por vetëm duke punuar së bashku mund të kapërcejmë të gjitha vështirësitë”, shkruan Xhaçka.