Xhaçka: Edhe Halim Kosova e
kuptoi se Basha dështoi me rrugët

Xhaçka: Edhe Halim Kosova e<br />kuptoi se Basha dështoi me rrugët
TIRANE - Mazhoranca duket se e ka zbërthyer fjalë për fjalë bashkëbisedimin e kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës me banorët e Pezës. Deputetja socialiste Olta Xhaçka, duke reaguar në lidhje me deklaratën se e Kosovës se problemi i Tiranës janë rrugët, u shpreh se kandidati i se djathtes e ka të pamundur që gjatë bashkëbisedimit me qytetarët të mos pranojë se shefi i tij ka dështuar.
 
“Është për t’u përshëndetur fakti që edhe kandidati i vetëm që pranoi të kandidojë në vend të Lulit në Tiranë ka filluar ta kuptojë se problemi më i madh i Tiranës në këto katër vjet ka qenë vetë Luli. Me të drejtë kandidati i Lulit ngriti sot shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të rrugëve të kryeqytetit. Jemi plotësisht dakord me të: ashtu si në çdo gjë tjetër Lulzim Basha ka dështuar edhe me rrugët. Madje ka dështuar keq duke i kthyer rrugët e kryeqytetit në një gjendje që qytetarët nuk e kishin parë që prej fundit të viteve 90”, - tha depuetja Xhaçka.
 
Po ashtu në reagimin e saj, Xhaçka tha se PD është e përfshirë nga një skizofreni ku nga njëra anë sipas saj janë zëdhënëset e Bashës që flasin për projektet e tij, e nga ana tjetër është kandidati Halim Kosova që i duhet të përballet me dështimet e shefit të tij. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin