Ushtaraku Arben Kingji është ngritur në detyrë duke marrë gradën gjeneral brigate. Grada iu dha nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila vlerësoi profesionalizmin dhe punë e bërë nga gjeneral Kingji në gjithë këto vite në Forcat e Armatosura.

"Sot i vendosëm gradën gjeneral brigade një nga ushtarakëve më të spikatur të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka bërë një punë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer si komandant në batalionin Komando, Forcat Speciale, në Policinë Ushtarake, atashe ushtarak jashtë vendit e së fundmi komandant i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do të vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste e të mirëorganizuar!" shkruan Xhaçka.