Xhaçka jep lajmin e mirë: Akademia e Forcave të Armatosura do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë (VIDEO)

TIRANË- Këshilli i Ministrave pritet të miratojë së shpejti statusin e veçantë për Akademinë e Forcave të Armatosura, duke i hapur kështu rrugën ndryshimit rrënjësor të sistemit arsimor ushtarak në vendin tonë. Ky status, mundëson jo vetëm hapjen e studimeve të ciklit të parë bachelor por edhe akreditimin e plotë të AFA dhe programeve të tij akademike.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë takimit me studentë e pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura në nisje të vitit të ri akademik 2019 – 2020, ku e ftuar ishte edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

“Falë këtij transformimi, që në vitet që do të vijnë do të duhet ta çojmë edhe më tej, në Forcat e Armatosura po instalohet sot një sistem i mirëfilltë meritokracie dhe një nivel profesionalizmi që deri pak vite më parë ishte i paimagjinueshëm. Efektivët tanë tonë janë sot në gjendje të marrin pjesë në misione kudo ku shfaqet nevoja, për të kontribuar për sigurinë tonë kolektive, duke u angazhuar si të barabartë, krah për krah kolegëve të tyre në disa prej ushtrive më moderne e profesioniste. Kjo akademi ka sot një rol vërtet shumë të rëndësishëm strategjik për transformimin e ushtrisë shqiptare. Forca e Armatosur që po ndërtojmë sot është në fakt shumë e ndryshme nga ajo që trashëguam. Aty ku dikur kishim një forcë të bazuar tek rekrutimi i detyruar, sot kemi një forcë më të vogël, profesioniste e vullnetare. E mbi të gjitha kemi një forcë që duhet të arrijë standardet e NATO që janë padyshim standardet më të larta që duhet të respektojë një forcë ushtarake kudo në botë”, tha Ministrja e Mbrojtjes në fjalën e saj.

Për Ministren Shahini, vendimi i ardhshëm i Këshillit të Ministrave hap një faqe të re për arsimimin e ushtarakëve shqiptarë.

“Ky nuk është një institucion i zakonshëm i arsimit të lartë, ndaj ne jemi duke punuar fort bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes që t’i japim një status të veçantë Akademisë së Forcave të Armatosura, që stafi akademik të trajtohet i njëjtë si institucionet e tjera të arsimit të lartë”, nënvizoi Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ora 09:33
Nis viti i ri akademik, Xhaçka: Akademia e FA do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Komandanti: 20/09/2019 10:36

      Propozoj bilo pilafin rektor.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë