Xhaçka me ministrin polak:Radar
për vëzhgimin e hapësirës ajrore

Xhaçka me ministrin polak:Radar<br />për vëzhgimin e hapësirës ajrore
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, priti sot në një takim homologun e saj polak, Antonio Macierewic. Pas takimit, dy zyrtarët kanë dalë në një konferencë, ku ministrja Xhaçka shprehu vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE. Ajo tha se në takim është diskutuar për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. 

“Vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE. Biseduam për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. Me aktin normative të miratuar në Kuvend rritëm buxhetin për mbrojtjen. 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017. Shtesa në buxhet për modernizimin e Forcave të Armatosura. Në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë”, tha Xhaçka.

Ndërkohë, ministri polak, Macierewic nderoi me medaljen “Polish Campaign Stars” dy nënkolonelë shqiptarë, Silvana Lahi dhe Dritan Muka, të cilët shërbyen në misionin në Afganistan, pranë personelit polak.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE