Xhaçka: Në 2018 do rrisim 60% 
praninë ushtarake në Afganistan

Xhaçka: Në 2018 do rrisim 60% <br />praninë ushtarake në Afganistan<br>
KABUL-Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë në Afganistan, ndërsa takoi ushtarakët shqiptarë dhe komandantin e Misionit të NATO-s, John Nicholson.

 

Gjatë takimit me gjeneral Nicholson, Xhaçka konfirmon rritjen e numrit të trupave shqiptare në Afganistan me 60% në vitin 2018. “Në 2018 do të risim me 60% praninë tonë ushtarake në Kabul dhe Herat.

Një kontingjent i Forcave Speciale së shpejti do të vendoset pranë batalionit sulmues të Forcave të Armatosura afgane. Prej 15 vitesh Shqipëria kontribuuese për paqen përkrah vendeve të NATO-s”.

 

Gjenerali Nicholson u shpreh se marrëdhënia e NATO-s me Shqipërinë shumë e veçantë. “Oficerë cilësorë shqiptarë janë pjesë e ekipit tim këshillues në Shtabin e NATO-s në Kabul”.

Vizita e ministres Xhaçka në Kabul u zhvillua në prag të Festës së Pavarësisë dhe 105 - vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura. Ministrja gjatë takimit me efektivët shqiptarë pranë misionit të NATO-s në Kabul u shpreh krenare për punën e tyre.

Jeni kontribuues të sigurisë në Afganistan dhe në të gjithë zonën Euro-Atlantike. Na keni zbardhur faqen e na keni bërë krenarë. Do ju gjendemi pranë përherë juve dhe familjeve tuaja” përfundoi fjalën Xhaçka. 

[gallery]24808[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari