Xhaçka: Shqiptarët pro integrimit janë më shumë se vandalët që duan një '97 të dytë

Zgjedhjet vendore të këtij viti dhe ato parlamentare në verën e vitit 2021 nuk do të cënohen. Me këtë garanci, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së kryesisë së PS-së kërkoi nga strukturat e partisë së Qarkut të Dibrës angazhim maksimal për zgjedhjet vendore. Së bashku me sekretarin organizativ të PS-së Arben Pëllumbi dhe deputeten Almira Xhembulla, Xhaçka mori pjesë gjatë fundjavës në asambletë e zgjeruara të degëve të PS-së në Burrel, Klos, Peshkopi e Bulqizë. 

Duke komentuar situatën politike, të krijuar nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, Xhaçka tha se është e paprecendentë.

“Raporti ynë kryesor dhe final është ai me qytetarët, është besimi që ata na kanë dhënë, është puna që ne duhet të bëjmë për të shpërblyer besimin e tyre. Është shumë e rëndësishme që ne të intensifikojmë komunikimin me ta. Jo thjeshtë për të folur me ta për sukseset e qeverisjes sonë por, është me rëndësi tu tregojmë atyre sikundër edhe opozitës e partnerëve tanë ndërkombëtare, që janë mbështetja jonë dhe flasin se çfarë duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë, se ne jemi të gjithë bashkë e flasim të gjithë njëzëri. Dhe se ato forca që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë e shumë më tepër sesa ata pak vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e ‘97 ”, - tha Xhaçka. 

Sekretari organizativ i PS-së Arben Pëllumbi, ashtu si e deleguara e kryesisë për Dibrën, Olta Xhaçka kërkoi nga socialistët e këtij qarku që të intensifikojnë komunikimin me njerëzit.

“Asgjë nuk ndryshon për ne deri në zgjedhjet e qershorit. Ato do të jenë në 30 qershor dhe ne hyjmë me synimin tashmë të deklaruar që herët që ne do t’i fitojmë të 61 bashkitë e vendit.  Varet nga të gjithë ne, nga puna jonë, nga organizimi jonë, nga fryma që do të përcjellim edhe rezultati që do të sjellim në të gjitha bashkitë. Mbështetja nuk do të mungojë edhe në këtë situatë të komplikuar dhe të padëshiruar prej nesh. Ne do të vazhdojmë punën tonë në funksion të fitores në të gjithë vendin”, - u shpreh sekretari organizativ Arben Pëllumbi. 

Përfaqësuesit e kryesisë së PS theksuan në takimet e zhvilluara në të 4 bashkitë e qarkut Dibër se PS është e vendosur që të mos lejojë askënd të marrë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja