Xhaçka në Forumin e Prespës: BE sot nuk ka një qasje strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor, por ne s’duhet të ndalim! Të krijojmë Europën në rajonin tonë

TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës në panelin “Ndërtimi i Besimit Përmes Dialogut” që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut,  tha se ka ardhur koha për një ndryshim në mënyrën e qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor.  Ajo theksoi mos caktimi i një date për konferencën e parë ndërqeveritare, tregoi se BE-ja nuk ka një qasje strategjike ndaj rajonit, e megjithatë shtoi se puna duhet vijuar pa u ndalur drejt të vetmes rrugë, asaj Europiane. Xhaçka shkoi edhe më tej duke thënë se Ballkani Perëndimor duhet të punojë shumë, që të ndërtojë Europën brenda rajonit.

“Rajoni ynë ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm falë ëndrrës së përbashkët evropiane dhe falë mbështetjes së BE. Por siç tregoi edhe Këshilli i 22 qershorit, BE sot nuk ka një qasje strategjike ndaj rajonit, çka shpresojme që do të ndryshojë pas dështimit për t'i dhënë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Por kjo s'është thjesht një çështje e BE-së. Edhe ne vetë duhet të punojmë më shumë për të rritur rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe për të pasur një qasje më proaktive ndaj integrimit, jo duke pritur vetëm nga BE, por duke punuar edhe ne, në nivel rajonal për të ndërtuar Evropën në rajonin tonë e për të krijuar një hapësirë të përbashkët mundësish”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

Në ditën e parë të Forumit të Prespës për Dialog morën pjesë kryediplomatë të rajonit si dhe zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar