LAÇ-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është zhvendosur në Bubq, për të shpërndarë ndihma për personat që kanë vështirësi ekonomike dhe të moshuarve të vetmuar.
Në shoqërinë e efektivëve të Forcave të Armatosura, Xhaçka u ka dorëzuar atyre kutitë me ushqimet bazë. Ndërkohë në fshatin, së bashku me Arbër Hajdarin, drejtuesin e "Fundjavë Ndryshe", janë shpërndarë ndihma edhe në fshatin Bubq, i cili ka qenë ndër më të prekur nga tërmeti e për pasojë një pjesë e banorëve vijojnë të qëndrojnë në çadra.
"Pranë më të pamundurve në disa fshatra të Laçit, bashkë me efektivët e FA që nuk rreshtin asnjëherë kujdesin në ditë të vështira. Në Bubqin e pastërmetit u koordinuam me “Fundjavë Ndryshe” dhe bashkë me Arbër Hajdarin, dorëzuam në shumë prej familjeve dhe pensionistëve në nevojë ndihmat, kontribut i bamirësisë. Bashkë do t’ia dalim", shkruan Xhaçka.