Xhaçka në Rehovë: Shpëtojmë turizmin përmes vaksinimit masiv dhe investimit në infrastrukturë

Xhaçka në Rehovë: Shpëtojmë turizmin përmes vaksinimit masiv dhe investimit në infrastrukturë

Olta Xhaçka takim me banorët

Projektet në infrastrukturë dhe vaksinimi masiv rikthejnë normalitetin në  sezonin turistik të këtij viti. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kandidate për deputete e PS në qarkun e Korçës, ka zhvilluar një takim me banorët e Rehovës, e cila është një prej zonave më të vizituara së fundmi nga turistët vendas e të huaj.  Rruga drejt përfundimit, Korçë – Ersekë, sipas Xhaçkës fuqizon ekonominë për familjet kolonjare dhe jep më shumë mundësi zhvillimi për të gjithë zonën.

“Po lidhim me infrastrukturë Kolonjën me pjesën tjetër të Shqipërisë, duke fuqizuar kështu ekonominë, duke u orientuar drejt biznesit turistik. Duam që ta lidhim më mirë ekonominë e zonës me një treg që shtrihet brenda dhe jashtë vendit. Kjo natyrë e mrekullueshme ofron bimë të jashtëzakonshme medicinale, ofron produkte shumë të mira ushqimore, si dhe vende të mrekullueshme për t’u vizituar nga turistët. Ne po  ofrojmë infrastrukturën që i duhet turistëve për të ardhur këtu”, theksoi Xhaçka në takimin me banorë të Rehovës.

Sipas kandidates socialiste, shpëtimi i sezonit përmes vaksinimit masiv, i cili prej ditësh po vijin edhe në qarkun e Korçës do të sillte të ardhura të domosdoshme për ekonominë tonë dhe do të ishte fillimi i rikthimit në normalitetin e humbur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”