Xhaçka: Bashkëpunimi OKB-BE, thelbësor në adresimin e krizave që po përballet siguria ndërkombëtare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit me temë “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale (BE)”.  Ajo vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes OKB-së dhe BE, duke e cilësuar atë si thelbësor në adresimin e rritjes dhe kompleksitetit të krizave me të cilat përballet paqja dhe siguria ndërkombëtare.

“Ne besojmë fort, se krizat me të cilat bota po përballet bëjnë thirrje për më shumë multilateralizëm, për më shumë veprime të unifikuara dhe të koordinuara, duke përfshirë mbi të gjitha Këshillin e Sigurimit, Asamblenë e Përgjithshme dhe gjithë sistemin e OKB-së. BE është kontribuesi financiar më i madh, prandaj, ajo duhet të ndikojë dhe të projektojë veprimet e saj lidhur me çështjet humanitare, zhvillimore dhe zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën”, tha ajo. 

Kryediplomatja Xhaçka vuri theksin tek mbështetja e Komisionit Evropian për zgjerimin e BE-së, teksa u shpreh se Shqipëria është gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. 

“Ne kemi kënaqësinë të themi se, ne e kemi bërë pjesën tonë dhe jemi të gatshëm për kapitullin e ardhshëm, në një proces që duhet të shkojë përpara me peshën e tij të paçmuar politike, një investim pa kthim drejt stabilitetit, sigurisë dhe drejt një të ardhmeje të sigurt të përbashkët”, deklaroi ajo. 

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell Fontelles, u shpreh se multilateralizmi është nën presion si kurrë më parë dhe se është nevoja për një bashkëpunim global. 

“Evropa qëndron pranë partnerëve të saj. Ne mbështesim rolin e OKB-së, duke përfshirë Grupin Global të Reagimit ndaj Krizave. Sanksionet e BE-së nuk janë shkaku i mungesës së ushqimit. Ata synojnë vetëm ndalimin e aftësisë së Kremlinit për të financuar agresionin ushtarak – jo kryerjen e tregtisë legjitime”, tha Borrell në fjalën e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
'Po bllokon të paktën 20 milionë tonë drithë ukrainas', Borrel: Lufta në Ukrainë, sulm mbi themelet e OKB-së

1655456049_borelll675x450.jpg

Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell ka folur sot në Këshillin e Sigurimit të OKB takimi “Bashkëpunimi ndërmjet OKB dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale (BE)”, drejtuar nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka. I pranishëm në takim është edhe përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, i cili e ka cilësuar luftën ruse në Ukrainë një sulm mbi themelet e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit.

“Ne duhet të bashkëpunojmë pavarësisht dallimeve tona. Sistemi shumëpalësh është nën presion si kurrë më parë, kemi nevojë për një bashkëpunim global. Lufta në Ukrainë, është një sulm mbi themelet e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit. Ju bëj thirrje të gjithëve që të ndihmoni në përfundimin e luftës, për të siguruar që pasojat globale të frenohen. Rusia po bllokon të paktën 20 milionë tonë drithë ukrainas, që nuk mund të arrijë në tregjet globale.

Mbështesim përpjekjet e OKB-së që Ukraina të mund të rihapë portet e saj. Sanksionet e BE-së nuk janë shkaku i mungesës së ushqimit. Ato synojnë vetëm ndalimin e aftësisë së Kremlinit për të financuar agresionin ushtarak. BE do të vijojë të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe krizave në mbarë botën. BE jep një kontribut të madh në punën e OKB për ndërmjetësimin dhe ndërtimin e paqes”, ka thënë Borrell.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta