Xhaçka për Report Tv: 5200 FA në terren, u kemi kërkuar ndihmë për pajisje mjekësore vendeve anëtare të NATO-s (VIDEO)

TIRANË- Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka konfirmuar për Report Tv se Shqipëria u ka kërkuar ndihmë për pajisje mjekësore vendeve anëtare të NATO-s. Kërkesa është tashmë zyrtare dhe po shqyrtohet në bazë të mekanizmit që funksionon NATO, i bazuar në kërkesën dhe nevojën.

Si një ministre në kohë lufte, por luftë me një armik të padukshëm, ajo ka zbritur në terren për të mposhtur virusin që ka "pushtuar" vendin. Detyra e saj si edhe të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura është t'u gjenden pranë qytetarëve të cilët më shumë kanë nevojë. E shoqëruar nga kreu i Emergjencës Civile, Haki Çako, Xhaçka shpërndau ndihma ushqimore në një familje në nevojë në Priskë të Dajtit.  

Në intervistën e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, i cili ndoqi nga afër shpërndarjen e ndihmave, Xhaçka siguroi se asnjë pjesëtar i Forcave të Armatosura nuk është i prekur me koronavirus, e ndërsa ka pasur edhe një mesazh për të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat për t'ua bërë më të lehtë punën bluzave të bardha, Forcave të Armatosura dhe të gjithë atyre që janë në vijën e parë të luftës.

Ministre në kohë "lufte"?
Në këtë detyrë nuk mendoj se do përjetoj një gjë tjetër të ngjashme, ne po bëjmë maksimumin që t'u vijmë në ndihmë të gjithë njerëzve për ta kaluar sa më lehët këtë situatë. Shpresojmë ta kapërcejmë këtë situatë, është një situatë e paprecedentë. Janë rreth 5200 FA në terren për shpërndarjen e ndihmave dhe duke u siguruar që të gjitha masat respektohen.

Si po funksionon shpërndarja e ndihmave?
Po kryhet në gjithë Shqipëri dhe nga kjo përpjekje, nuk është vetëm e ministrisë së mbrojtjes, por që bëhen bashkë të gjitha Institucionet, edhe shëndetësisë, edhe shërbimeve sociale, edhe të gjitha Bashkitë, të koordinuar që nga qendra deri në grupet e zbatimit të ndodhen prapë dhe të kujdesemi për çdo familje në nevojë, për ata me asistencë ekonomike, por edhe ata pensionistë që janë kategoria më e rrezikuar, jo vetë më ushqime por ilaçe, pensionin.

Ushtarak të prekur me koronavirus?
Nuk kemi asnjë ushtarak të prekur me koronavirus, i kemi marrë masat për ata që kanë udhëtuar para se të bllokohet. Në kontakt të vazhdueshëm me ata që janë jashtë Shqipëri dhe të gjitha janë mirë dhe familjet e tyre.

Ndihma nga anëtarët e NATO-s?
Kam pasur disa komunikime, me Turqinë kemi një raport vërtetë special dhe jemi shumë mirënjohës për ndihmën e tyre bujare dhe kanë hapur një korridor jeshil për transportin e këtu materiale, duke qenë se pandemia ka mbyluur rrugët. Me Turqinë FA kanë edhe një grant disa mln euro të shtrirë ndër vite, që po bën të mundur ardhjen e disa partive të para të nevojave që kemi dhe shumë shpejt do të vijë 6 ambulanca. Ka një mekanizëm të saj NATO, të ndarjes së nevojave dhe kërkesave, kemi aktivizuar edhe atë mekanizëm. Aleanca nuk është se ka stok të pajiske mjekësore, por një marrëdhënie dy palëshe në bazë të kërkesës dhe nevojës, gjithsesi tenton të jap ndihmën e tyre. Ne e kemi bërë këtë kërkesë, tani më është zyrtare.

Mesazh për qytetarët?
E rëndësishme t'i respektojmë këto masa, për veten tonë, familjen se ata që mund të vuajnë pasojat fatale janë ata më të dobëtit, dhe besojmë se sa më shpejt t'i marrim këto masa do i rikthehemi në normalitet vendit. Për ta bërë punën tonë pak më të lehtë dhe të veçanërisht të bluzave të bardha duhet të rrinë në shtëpi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit