Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është takuar me ministren e re të jashtme, Olta Xhaçka duke shprehur mbështetjen për emërimin e saj në detyrën e re me politikën e jashtme shqiptare. Si ambasadorja Kim dhe ministrja Xhaçka shkruajtën në twitter ku theksuan takimi ishte fokusuar në thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Xhaçka thekson se partneriteti me SHBA-në është themeli i politikës së jashtme shqiptare. ndërsa Kim tha se SHBA do të vazhdojë të jetë aleati, miku dhe partneri më i fortë për Shqipërinë.

Gatë takimi Yuri Kim i ka theksuar ministres mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të SHBA ndaj Shqipërisë.

"Presim të punojmë ngushtë me Ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka për të forcuar bashkëpunimin diplomatik të Shqipërisë dhe SHBA-së mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë të jenë miqtë, aleatët dhe partnerët më të fortë", shkruan Kim.

Ndërsa ministrja Xhaçka tha se mbështetja e SHBA-së do të jetë edhe më e fortë.

"Gjithmonë një kënaqësi për të takuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Takim konstruktiv se si të thellojmë partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Partneriteti i  Shqipërisë me SHBA-në është themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi të marr sigurimin e vijimit të mbështetjes së vazhdueshme dhe të zgjeruar", shkruan Xhaçka.