Xhaçka pret homologen italiane: Vetëm këtë vit kemi dyfishuar trupat ushtarake në Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti të martën në një takim zyrtar homologen italiane Elisabetta Trenta. Gjatë deklaratës së përbashkët për mediat, Xhaçka vlerësoi Italinë si një nga partnerët strategjik në integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.

Ministrja konfirmoi vullnetin e Shqipërisë për të vijuar me ritmin që kërkohet për përfaqsimin në në strukturat e NATO-s, ndërsa nënvizoi që për vitin e ardhshëm do të kryesojë disa iniciativa rajonale.  

Kjo vizitë është një mundësi e mirë për të biseduar nga afër për çështje të rëndësishme në fushën e sigurisë e mbrojtjes. Italia mbetet një nga partnerët më të ngushtë, aleat historik në rrugën tonë drejt integrimit tonë në strukturat Euro-atlantike, ashtu siç është në krahun tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian” Vitin që vjen Shqipëria do të ketë kryesimin e disa iniciativave rajonale siç janë iniciativa SHBA-Karta e Adriatikut (A5) dhe Iniciativa e Ministerialit te Mbrojtjes së Evropës Juglindore. Do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të dhënë kontributin maksimal në forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në rajonin tonë.

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

Gjithashtu ministrja tha se vetëm këtë vit, Shqipëria ka dyfishuar trupat ushtarake pjesëmarrëse në Resolute Support Mission në Afganistan.

Vetëm këtë vit kemi dyfishuar trupat tona ushtarake pjesëmarrëse në ResoluteSupportMission në Afganistan. Anijet tona ushtarake përditë punojnë fort për të shpëtuar jetë të pafajshme emigrantësh në detin Egje, ndërsa kontigjenti ynë çminues (EOD) në kuadër të Forcës së Përparuar të NATO-s vijon të marrë vlerësime maksimale për kontributin e tyre në sigurimin e territorit dhe qytetarëve aleatë, në Letoni. Gjithashtu, diskutuam se prezenca e ushtarakëve tanë në KFOR Kosovë janë shembull korrektësie dhe bashkëpunimi, reflektim i qartë i dëshirës tonë për paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe bashkëjetesë në rajon. Pa më të voglin dyshim Shqipëria dhe shqiptarët do të vijojnë të jenë faktorë stabiliteti dhe promotorë të politikave integruese për vendet e Ballkanit", ka thënë ministrja Olta Xhaçka.

Nga ana e saj Ministrja e mbrojtjes italiane vlerësoi angazhimin e deritanishëm të Shqipërisë në Nato, dhe tha se ajo vijon të mbetet një nga partnerët e ngushtë dhe aleat historik i rrugëtimit të përbashkët e jo të lehtë, për integrim në struktura euro-atlantike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës