Ministrja e Jashmte Olta Xhaçka ka zhvilluar një deklaratë për shtyp me homologun danez, Jeppe Kofod i cili ndodhet në vendin tonë në një vizitë zyrtare. Me vlerësime pozitive për zhvillimin e reformave në vendin tonë ka folur Kofod gjatë fjalës së tij.
“Shqipëria ka bërë një punë fantastike me reformat”, ka tha Kofod gjatë fjalës së tij.
Nga ana e saj ministrja Xhaçka ka shprehur mirënjohjen ndaj Danimarkës për mbështetjen ndaj vendit tonë për konferencën e parë ndërqeveritare si dhe për kontributin e dhënë për tërmetin e luftën ndaj pandemisë.
“Vlerësim për mbështetjen e Danimarkës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Mbështetja daneze, provë e progresit të prekshëm e bindës të Shqipërisë. Pritshmëritë tona të larta nga mbledhja e rradhës e Këshillit të BE. Mirënjohje qeverisë daneze për kontributin për tërmetin e luftën ndaj pandemisë”, tha Xhaçka.
Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës do zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.