Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim me Sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Evropiane, Laurence Boone.
Në takim ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj Francës për kontributin e vazhdueshëm për afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Kryediplomatja shqiptare theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv, stabilizues dhe proaktiv në rajon, në mënyrë që të ndihmojë në arritjen e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe kohezionit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Zyrtarja franceze Boone, vlerësoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE dhe garantoi mbështetjen e Francës në procesin e sapo nisur.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)