Xhaçka publikon videon nga një operacion kërkim-shpëtimi: Në mal e në borë, në përmbytje dhe në det...

Ata janë të kudondodhur! Kudo ku ka rrezik për jetë njeriu, forcat e kërkim shpëtimit ndodhen aty. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Facebook ka publikuar një video real nga një operacion kërkim shpërtimi.

"Kjo nuk është një stërvitje! Shikoni se si duket një operacion real kërkim – shpëtimi nga ekuipazhet e Forcës sonë Ajrore, e parë nga këndvështrimi i operatorit të bordit.

Krenare për pilotët dhe teknikët tanë që jo në shumicën e rasteve, por gjithmonë iu duhet të operojnë në kushte dhe terrene jashtëzakonisht të vështira, në mal, në borë, në përmbytje, në det etj", shkruan Xhaçka në Facebook.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës