Xhaçka takohet me Haradinaj,
mbështetje e pakursyer Kosovës

Xhaçka takohet me Haradinaj,<br />mbështetje e pakursyer Kosovës<br>
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku gjatë këtij takimi ka thënë se do të mbështesë Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe NATO-n.

Xhaçka i ka deklaruar se Shqipëria do jetë mbështetëse e fuqishme për Kosovën dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

"Në takimet vëllazëror me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe homologun Rrustem Berisha-Ministër i MFSK-së vlerësova lart bashkëpunimin më intensiv se kurrë në nivel qeveritar, dhe shpreha mbështetjen e pakursyer të vendit tonë për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë, në rrugën e integrimit euro – atlantik,”shkruan Xhaçka.

Xhaçka ka premtuar se së shpejti atasheu ushtarak i Shqipërisë në Kosovë do të jetë rezident në Prishtinë, çka është padyshim një tjetër hap në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi