Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka takuar ditën e sotme me Atasheun Ushtarak të Kosovës, Enver Dugolli.

Xhaçka foli në këtë për prioritet e Ministrisë Shqiptare te Mbrotjes, me theks të veçantë në rrjedhën e punimeve te Konferencës së Komitetit Ushtarak të NATO-s, e cila u zhvillua për herë të parë në Shqipëri gjatë fundjavës së kaluar.

Po ashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin midis FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, duke ndarë mendimin se pjesëtarët e FSK-së ka treguar suksese të larta gjatë trajnimeve dhe kurseve që kanë ndjekur në Shqipëri. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com