Xhaçka takon Mattis, vlerësohet
bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Xhaçka takon Mattis, vlerësohet<br />bashkëpunimi në fushën e sigurisë<br>
Gjatë Ministerialit të NATO-s, ministria Olta Xhaçka është taknuar sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis. Në bisedën e zhvilluar gjatë punimeve të këtij Ministeriali, sekretari Mattis vlerësoi bashkëpunimin dypalësh Shqipëri-SHBA, sidomos në fushën e sigurisë dhe Mbrojtjes.

Takimi me sekretarin Mattis i paraprin vizitës së ministres Xhaçka në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në muajin Prill. Po ashtu në këtë ministerial Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një takim edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ministrja Xhaçka e informoi sekretarin e Përgjithshëm mbi angazhimin e Shqipërisë, që brenda vitit 2024, 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohet fushës së mbrojtjes, si edhe rikonfirmoi rritjen e angazhimit të vendit tonë në të gjitha misionet e NATO-s dhe BE-së, apo edhe në misionin e ri kombëtar siç janë emergjencat civile”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024