Ndryshimet e reja në qeveri ku Olta Xhaçka u dekretuar nga Presidenti Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ka sjellë mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Mbledhja e tij është kërkuar nga kryeministri Edi Rama.
Kuvendi ka vendosur të mblidhet të hënë më 4 janar 2021 në orën 17:00 për të miratuar dekretet e presidentit Ilir Meta. Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që ajo të mblidhe 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme.
Presidenti Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin. Emërimi i Otla Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme u bë pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa është vlerësuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim duke e konsideruar si një aleate të shkëlqyer.

Në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi, i cili është rikthyer sërish në qeveri në postin e Ministrit të Mbrojtjes.
Kërkesa e kryeministrit Rama drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi
Vendimi i mbledhjes se Kuvendit ne seance te jashtezakonshme
Komente


Rilindasi per te ngere kokat e njeri-tjetrit lene cdo zbavitje.Per shetesime e popullit nuk kane asnjehere kohe!?
PërgjigjuKush ka pyt nonjiher per popullin?