Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin e saj social Twetter ka uruar Sekretarin e ri të SHBA-së, Antony Blinken pasi është miratuar ditën e djeshme nga Senati.

Xhaçka i ka uruar fat më mbarë Blinken edhe ekipit të tij, gjatë këtij rrugëtimi të ri. Ajo është shprehur se duke punuar së bashku do të avancojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-së dhe do të konsolidohet partneriteti strategjik.