Xhaçka vizitë zyrtare në Rumani: Ju në presidencën e BE-së, lajm i mirë për anëtarsimin e Shqipërisë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Rumani ku u prit nga kryeministrja Viorica Dăncilă dhe homologu i saj Mihai Fifor.

Kryeministrja Dăncilă dhe ministri Fifor, siguruan ministren Xhaçka se Rumania do të jetë një avokate dhe mbështetje e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu zyrtarët rumunë e vlerësuan rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, ndërsa Xhaçka i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve duke vlerësuar mbështetjen e përhershme të Rumanisë.

105 vjet më parë Rumania ka qenë vendi i parë që ka njohur Pavarësinë e Shqipërisë dhe po në Rumani është marrë edhe ftesa që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Jam e sigurt që do të kemi një lajm të mirë po nga Rumania vitin e ardhshëm, kur Rumania të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Gjatë takimit, Xhaçka dhe homologu rumun shprehën vullnetin për të forcuar bashkëpunimin Shqipëri-Rumani në fushën e mjekësisë ushtarake dhe trajnimin e forcave speciale e detare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane