Gjatë fjalës së saj Xhaçka theksoi se qeveria shqiptare është e fokusuar në trajnimin dhe karrierën e punonjësve, duke pranuar në të njëjtën kohë se trajtimin financiar që u jepet nuk është ai që ata meritojnë.
“I gjithë fokusi ynë, i gjithë përqendrimi ynë në këtë moment është tek edukimi dhe trajnimi edhe tek karriera e gjithsecilit prej jush, që bëni një punë për hir të së vërtetës mes kufizimeve dhe shumë sakrificave, por një punë të jashtëzakonshme që do t'i lini trashëgimi shumë të rëndësishme brezave, duke ofruar siguri për vendin tonë dhe duke kontribuar për paqen përtej kufijve të vendit tonë. Sa i takon trajtimit jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të përmirësuar. Trajtimi nuk është i krahasueshëm me aleatët e tjerë dhe ndoshta nuk është as ai që do donim ne që të ishte, apo ai që ju meritoni. Por dua t’ju them që jemi maksimalisht të angazhuar edhe unë si ministre, por edhe ne si qeveri, që të sjellim një standard të ri në trajtimin tuaj jo vetëm njerëzor por edhe financiar. Dhe sigurisht një standard të ri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për përparimin në karrierë, duke e bërë atë gjithnjë e më meritokratike”.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ndërsa gjatë fjalës së tij Gjeneral Ruggiero dha vlerësime maksimale për kontributin e Shqipërisë në misionet e NATO dhe BE. Që prej muajit janar të këtij vitit, në Izmir të Turqisë ndodhet anija “Butrinti”, me 21 ekfetivë në bord.