Xhafa-Haritos: Juristët e ministrive
 nën mesatar, s'dinë të shkruajnë

Xhafa-Haritos: Juristët e ministrive<br /> nën mesatar, s'dinë të shkruajnë
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafa, ka hedhur akuza të forta për cilësinë e punonjësve të administratës publike.

Ai i ka etiketuar juristët e ministrive që sjellin ligje për miratim në Kuvend nën nivelin mesatar, ligje që sipas tij nuk dinë as ti shkruajnë.
 
"Niveli i juristëve sot në administratën publike është nën nivelin mesatar. Që ta kuptosh këtë, shihni ligjet që vijnë këtu. Juristë sot që nuk dinë të shkruajnë ligjet, për fat të keq ne kemi shumë nëpër ministri",
u shpreh Xhafa.
 
Ankesën deputeti socialist ia parashtroi ministres së Administratës Publike dhe Inovacionit, Milena Harito, e cila raportonte mbi të dhënat e DAP, për 2015-n.
 
Edhe LSI e ka pasur ankesa për Departamentin e Administratës Publike (DAP).
 
"Ai që duhet të ishte hobi i ri në Departamentin e Administratës Publike dhe Shërbimin Civil, do të ishte të qenit të tij në një institucion dinamik dhe jo një institucion burokratik", tha kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.   
 
Por kritikat kanë kulmuar gjatë fjalës së deputetit socialist, Bashkim Fino.
 
Sipas deputetit është shqetësues fakti që nuk rikthehen në punë punonjësit e shkarkuar që kanë fituar gjyqin.
 
"Ne si deputetë ndjehemi shumë keq kur na takojnë njerëz në rrugë dhe na thonë se kam një vendim gjyqi të formës së prerë. Kam fituar të drejtën për tu rikthyer në punë dhe nuk kthehet në punë. Nga 115 vendime gjyqësore të formës së prerë, 24 janë realizuar. Po 91 rastet e tjera pse nuk duhen realizuar. Duhet të realizohen domosdo ato. Dhe s'duhet të hapet asnjë proces tjetër te DAP-i pa realizuar këto 91 vendime të gjykatës së formës së prerë", deklaroi Fino.
 
Gjatë raportimit tek ligjet, ministrja Harito u ankua për nivelin e aplikantëve për vende pune, të cilët nuk kanë arsimin përkatës për pozicionin që kërkojnë.


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve