Xhafa: Krerët e PS pas Kongresit 
 Statuti i ri i partisë është gati

Xhafa: Krerët e PS pas Kongresit <br /> Statuti i ri i partisë është gati
TIRANE - Zgjedhjet në Partinë Socialiste nuk përfundojnë me kongresin e 19 marsit. Pothuajse të gjitha strukturat e kësaj force do të ndryshojnë duke iu përshtatur ndarjes së re territoriale. Madje dhe kryetarët degëve të PS-së në rrethe do të zgjidhen pas kongresit, thotë Fatmir Xhafaj në një intervistë për Report Tv.
 
Me statutin e ri, nuk do ketë më shumë se 61 kryetarë partie në rrethe dhe ata nuk do të mbajnë asnjë funskion tjetër përvec drejtimin të partisë.

"Me miratimin e statutit të ri në kongres do të fillojë dhe procesi i zgjedhjes së forumeve të reja drejtuese të PS nga njësitë administrative në bashkitë, në asambletë e bashkive 61 bashki dhe pastaj është asambleja kombëtare, kryesia, sekretariati, kryetari dhe gjithë forumet e tjera drejtuese", tha Xhafaj.

Gazetarja: Të gjitha këto pas kongresit?
Xhafaj:Po pa dyshim. Kemi një ristrukturim të organizimit të partisë pra partia tashmë është e ndërtuar me një format të ri që i përgjigjet reformës së re administrative. Ka një konflikt midis statutit në fuqi dhe organizimit të ri territorial pra statuti flet për komunat, flet për rrethet etj etj. Ndërkohë që sot flasim në përgjithësi të qeverisjes vendore në sensin e njësive të administrimit dhe bashkive.

Xhafaj konfirmon se Statuti i ri i Partisë Socialiste ka përfunduar. Drafti i hartuar prej tij dhe depuetetë të tjerë do t’i paraqitet Asamblesë Kombëtare që sipas të gjitha gjasave do të mblidhet jo më vonë se një javë para kongresit të 19 marsit.

"Statuti ka përfunduar dhe relacionin që do ta shoqërojë këtë statut i cili do ti paraqitet së shpejti asamblesë kombëtare", tha ai.

Kryetari i Komsionit të Ligjeve dhe një prej depuetetev më të vjetër të Partisë Socialiste komenton dhe konfliktin e fundit për karriken e kryetarit të PS-së.

"I gjithë ky debat përtej retorikës së tepruar në ndonjë rast të veçantë është një debat i shëndetshëm. Përfytyrojeni PS që mos të ketë debat është një gjë e papranueshme nuk do ishte kjo PS", u shpreh Xhafaj.

Bledi Çuçi: Zgjedhja e kryetarëve të PS kërkon statut të ri, pas Kongresit
 Ministri i Çështjeve Vendore, Blendi Çuçi ka deklaruar sot se zgjedhja e kryetarëve të Partisë Socialiste kërkon një statut të ri dhe zgjedhja do të fillojë vetëm pas Kongresit të marsit, në të cilin asambleja do të miratojë edhe statutin e ri që i përshtatet ndarjes së administrative-territoriale.
 
Zgjedhjet e kryetarit të partisë ka nevojë për statut të ri dhe statuti ti përshtatet strukturës së re dhe për këtë arsye ne po bëjmë kongresin që të bëjmë ndryshimet e duhura dhe në këto ndryshime do përcaktohen qartë dhe mënyra dhe koha kur do te zgjidhen anëtarët” ka thënë Çuçi.
 
Duke u ndalur tek procesi i votimit të sotëm për delegatët, Çuçi ka thënë se ai po ecën shumë mirë dhe se nuk ka asnjë debat për listat.
 
Ka një pjesmarrje të lartë dhe them se do jetë ndoshta një nga proceset më pjesmarrjen më të lartë kjo tregon që partia PS është në një rrugë reformimi.
Vijmë sot në këto zgjedhje me një rifreskim të gjithë PS dhe pjesmarrja e tregon. Nuk ka probleme me listat dhe nuk ka pasur kontestime. Cdo debat që ka pasur për delegatët është zgjidhur
” ka përfunduar ai. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?