Xhafa: PD nuk është pergjigjur, Manjani ka kërkuar kohë për ta mendua

Xhafa: PD nuk është pergjigjur, Manjani ka kërkuar kohë për ta mendua
Ne mbledhjen e transmetuar live te Konferences se Kryetareve, doli e verteta perse Reforma nuk po votohet. Fatmir Xhafaj beri transparencen e procesit duke bere publik dokumentin qe permbante draftin e eksperteve amerikane dhe europiane për çështjen e vetme të mbetur pezull, sistemin e vetingut. Sipas këtij drafti, ekspertët e huaj i kalonin kompetencat e administrimit të aplikantëve për komisionin e vetingut nga Avokati i Popullit tek Presidenti i Republikes. Ky ishte i vetmi ndryshim qe kerkohej te behej nga Komisioni i Posacem i Reformes Zgjedhore te drejtuar nga zoti Xhafaj, cka do i hapte rrugen votes sot ne Parlament.
 
Por cka ndodhi? Drafti i eksperteve te huaj ka marre miratimin me shkrim te negociatorit te PS. Ky draft nuk ka marrë asnjë pergjigje nga PD, nderkohe qe negociatori i LSI Manjani eshte shprehur me shkrim se nuk mund te jepte ende dakordesine per ate draft. Ne keto kushte, kur dukshem mungonte dakordesia e te gjitha paleve per draftin e nderkombetareve, Xhafaj e kishte te pamundur te mblidhte Komisionin.
 
Qendrimi i PS dhe Kryetarit te Komisionit Xhafaj ishte shume i qarte: Nese edhe PD dhe LSI, binin njesoj dakord si PS per draftin e perpiluar nga ekspertet nderkombetare, Komisioni mund te mblidhet qe ne kete moment e te miratoje draftin perfundimtar qe i shkon Kuvendit per votim.
 
Por ajo që bie në sy eshte se as ne draftin e eksperteve nderkombetare, as ne diskutimet e sotme ne Konferenen e Kryetareve, nuk eshte folur per asnje gje tjeter pervec ceshtjes se vetingut. Ceshtja e formules se KLGJ dhe KLP, qe eshte edhe pretendimi me i fundit i Lulzim Bashes as qe nuk eshte permendur fare.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani