Shpesh jemi kurioz për jetën e politikanëve. Për paratë në portofolin e tyre por dhe çfarë bëjnë kur nuk merren me hallet e popullit. Madje dhe çfarë hanë.

Këtë shqetësim e ka pasur dhe një grua e moshuar, e cila në kryesinë e Kuvendit ka ndalur Fatmir Xhafën, pak pasi ky i fundit kishte mbyllur mbledhjen e komisionit të Reformës në Drejtësi.

Gruaja është e shqetësuar për shëndetin e deputetit.
 
Por dhe përgjigjja e Xhafës do t’ju habisë.

Gruaja: Një pyetje, jam nëna jote në moshë. Më habit një gjë: që kur bëheni deputetë shëndosheni, bëheni kaq. Hallet e popullit ju shëndoshin? Apo ju dobësojnë?

Fatmir Xhafa: Frutat e stinës, kanë dalë frutat tani.

Gruaja: Po vetëm për juve veprojnë?

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)