Xhafaj e nis me dorë të 'hekurt':
Do bëjmë Vetting për policinë!

Xhafaj e nis me dorë të 'hekurt':<br />Do bëjmë Vetting për policinë!
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka konfirmuar në fjalën e tij në seancën parlamentare të ditës së sotme, paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për sa i përket pastrimit të policisë nga segmente të lidhur me krimin e organizuar. 

"Pastrojmë policinë nga krimi"
Xhafaj është shprehur se do të japë urdhër që punonjësit e Policisë së Shtetit t’i nënshtrohen Vettingut, proces ky i cili synohet të realizohet në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Urdhër për fillimin e procesit te Vettingut për kontrollin e punonjësve të policisë. Përsa kohë ka njerëz të lidhur me botën e krimit, policia nuk mund te ketë sukses, pasi minojnë punën e policisë.

Policia duhet të pastrohet nga individë të tillë. Ndaj jam i vendosur t’i shkoj deri në fund këtij procesi. Kërkohet bashkëpunim me ndërkombëtarët në luftën kundër krimit. Jemi duke përgatitur një program me agjencitë kundër krimit”
, është shprehur Xhafaj.

"EUROPOL dhe FBI në Shqipëri"
Ministri i Brendshëm ka zbuluar gjithashtu se gjatë muajit gusht ka kërkuar bashkëpunimin e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë etj., për ta monitoruar këtë proces.

“Gjatë gushtit kërkuam bashkëpunimin e BE, SHBA, Gjermanisë etj., për prioritetet duke kërkuar edhe monitorim. Shpresoj të atashohen në Shqipëri një grup nga EUROPOL dhe FBI për realizimin e prioriteteve tona”, tha Xhafaj.

“I kërkoj opozitës të monitorojë angazhimet që ne po marrim”, deklaroi ai, duke shtuar se qeveria është e hapur për bashkëpunim dhe mirëpret çdo vërejtje dhe se një qëndrim mbështetës do të ishte një dekurajim i madh për kriminelët.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit