Xhafaj: Gati Vettingu, javën tjetër
vijnë në Shqipëri ndërkombëtarët

Xhafaj: Gati Vettingu, javën tjetër<br />vijnë në Shqipëri ndërkombëtarët
Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi sot se javën që vjen pritet që të mbërrijë në Shqipëri trupa ndërkombëtare që do të përgatisë institucionet për Vettingun pas hyrjes në fuqi.
 
"Javën tjetër në Tiranë do të jetë trupa ndërkombëtare që do të merret me përgatitjet e procesit të Vettingut.
 
Ka përfunduar edhe procesi i shprehjes së interesit të gjyqtarëve amerikanë dhe europianë që do të jenë pjesë e trupit të Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar.
 
Javën tjetër fillon edhe procesi i përzgjedhjes së ekipeve të Vettingut, do të bëhet shpallja për të gjitha ata që plotësojnë kushtet, konkretisht për Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.
 
Përfundoi procesi i kandidaturave për gjyqtarët dhe prokurorët do të vazhdojmë me hapat e tjerë të vlerësimit, ky proces për kandidatët përfundon në fund të janarit'
tha ai.
 
Gjithashtu, Xhafaj tha se javën tjetër do të nisë edhe procesi për ngritjen e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
 
"Javën tjetër nis procsi për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kjo detyrë i  takon Kryetarit të Kuvendit, pasi Presidenti nuk e ushtroi.
 
Javën tjetër nis shpallja për ngritjen e Këshillit të Emërimeve
" deklaroi ai.
 
Xhafaj theksoi se në vazhdim do të kenë një rol shumë të rëndësishëm edhe partitë politike në konsensusin për ligjet që kanë mbetur pa u miratuar nga Reforma në Drejtësi.

I pranishëm në këtë tryezë të forumit civil, kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja tha se gjykatat është anatemuar si penguese e reformës por e vërteta tha ai është se ky institucion ka dhënë kontribut në këtë proces dhe se nuk ishte ajo që u bë shkak për vonesën e Vettingut.
 
Për ligjin e Vettingut ish-presidenti Moisiu kërkoi që ky proces të kryhet pa paragjykime.
 
Ndërsa deputeti Dashamir Shehi u shpreh skeptik për ndërkombëtarët, teksa tha se në fillim do të punojmë mirë, por më pas edhe ata do të korruptohen.

Tryeza e forumit civil diskutoj mbi përshpejtimin e ritmeve të zbatimit të procesit të Vettingut, me hyrjen në fuqi të Këtij ligji.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës