Xhafaj: I kemi ofruar dy propozime
PD, ata nuk kanë sjellë gjë akoma

Xhafaj: I kemi ofruar dy propozime<br />PD, ata nuk kanë sjellë gjë akoma
Partia Socialiste pranon se negociatat me PD-në kanë vijuar fshehtësisht për reformën në drejtësi. Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, tha se mazhoranca ka ofruar dy variante zgjidhjeje për vetingun, por nuk i bëri ato zyrtarisht në respekt të negociatave konfidenciale.

Unë po ju them një fakt që ne  i kemi dhënë Partisë Demokratike, para disa ditësh, dy propozime shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me formulën e përzgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë që ka të bëjë me përzgjedhjen e komisionerëve që lidhen me vetingun. Natyrisht nuk i kemi bërë publike, për të qenë korrekt, për të qenë luajal dhe natyrisht pe të ruajtur qëllimin që ka një negociatë politike ndërmjet dy palëve që është konfidencialiteti. Se çfarë kuptimi ka që do të ishte një negociatë konfidenciale për aq kohë sa ne atë do e bënim publike. Por dhe këtu ne jemi të ndryshëm nga Partia Demokratike”,-tha Xhafaj. Por ai mohoi të ketë pasur një formulë zyrtare në tryezën e dialogut nga Partia Demokratike, të cilën e quajti jo serioze.  “Sa e njihni ju propozimin e atyre, e njoh edhe unë atë. Ka një diferencë edhe në këtë çështje ndërmjet nesh dhe Partisë Demokratike.

Ne për gjëra që janë në proces negocimi nuk i bëjmë publike. Me pak fjalë ne nuk marrim mitralozin të qëllojmë edhe të vrasim para se të ulemi të diskutojmë në tavolinë. Kurse Partia Demokratike, përkundër gjithë kësaj marrëdhënie korrekte që duhet të kishte një forcë politike serioze, bën publike një gjë që nuk e ka çuar akoma në një tryezë politike
”,-u shpreh Fatmir Xhafaj.

Sa i takon letrës së ambasadorit Lu, dërguar të gjithë deputetëve për votimin e reformës, Xhafaj tha se letra dëshmon përkrahjen ndaj këtij drafti. “Do t’ju lutesha ta lexoni mirë të paktën letrën e ambasadorit. Nuk ka katër opsione tek letra e ambasadorit Lu. Janë thjesht katër pika, të trajtuara nga Komisioni i Venecias për tu sjellë në vëmendje të ligjvënësve për ta kuptuar dhe trajtuar shumë më gjerë se sa janë duke trajtuar sot këtë çështje. Sepse disa jo vetëm që flasin të frymëzuar dhe të inspiruar në raport me interesat e tyre partiake, por flasin shpesh herë edhe për gjera për të cilat nuk kanë pas marrë as mundimin që të lexojnë opinionin final të Komisionit të Venecias. Kjo është fatkeqësi, por ja që ndodh”,-tha Xhafaj.

Kreu i komisionit bëri me dije se vijon puna për 7 projektligjet parësore që do të miratohen bashkë me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. “Është diskutuar ligji për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Janë lënë disa prej amendamenteve që shqyrtohen pasi të kemi një përgjigje nga Këshilli i Ministrave konform kërkesave kushtetuese, meqenëse projektligji ka efekte financiare. Ajo që është e re, në fakt “e reja e vjetër”, është fakti që opozita edhe në diskutimin e këtij projektligji bojkotoi sërish komisionin për një gjë fare absurde sepse ajo për të cilën po flet, nuk ka fare lidhje me statusin gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është një projektligj i ri, një risi që sjell kjo reformë dhe që ka të bëjë me qëndrueshmërinë e gjyqtarëve, me karrierën e gjyqtarëve, me vlerësimin dhe shpërblimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve me këtë vend duke u dhënë atyre pasi të kryhet reforma dhe sidomos pas kryerjes së procesit të rivlerësimit, një pozicion krejt të ri në shoqërinë shqiptare”,-tha Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'