Xhafaj: Jemi të shqetësuar
për sistemin e drejtësisë

Xhafaj: Jemi të shqetësuar <br />për  sistemin e drejtësisë
Deputeti i selisë rozë, Fatmir Xhafaj në një prononcim për televizionin News 24 u shpreh se "situata në sistemin gjyqësor është alarmante dhe në veçanti në raportin e mazhorancës me prokurorinë". Sipas tij, nuk mund të ketë integrim në BE, pa një reformë europiane në drejtësi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në tërësi, pushteti gjyqësor dhe prokuroria në veçanti, raporti që ka aktualisht ekzekutivi dhe segmente të caktuara të mazhorancës me këto pushtete, gjë që, efekton në marrëdhëniet që këto pushtete ndërtojnë me qytetarët”, tha Xhafaj.

Ndërsa në lidhje me ngritjen e Gjykatës Administrative, Xhafaj sqaron se PS do t’i përmbahet paktit për ta votuar atë në muajin mars.

“Do t’i qëndrojmë plotësisht marrëveshjes që është bërë për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me 3/5 brenda muajit mars të këtij viti. Deri tani besoj që jemi korrekt, ajo që ne ndryshojmë është fakti proces, ne kërkojmë një proces për to, kurse mazhoranca, kryetarja e kuvendit, kryeministri kanë kërkuar thjesht karton”, tha ai më tej. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar