Xhafaj: Kemi identifikuar grupet kriminale në Fier dhe Lushnje, do t'i godasim

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi nga Fieri goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në këtë qark. Gjatë një takimi me banorët e Fierit, Xhafaj tha se shumë shpejt policia doi t'i godasë këto grupe. 

 Sot që po flasim në shkallë vendi ne kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale si dhe për një pjesë të konsiderueshme të tyre kemi nisur hetimin pasuror të grupeve kriminale.

Ky është një problem që nuk është vetëm në disa pjesë të territorit sigurisht, por në Fier dhe Lushnje gjithashtu ka disa probleme të kësaj natyre. Ka disa element, ka disa individë, por edhe grupe kriminale të cilët kanë guxuar të përballen jo në pak raste edhe me policinë.

Ne jemi të angazhuar fort sëbashku me Prokurorinë në një proces hetimi ndaj këtyre grupeve kriminale. Kemi goditur disa prej tyre dhe shumë shpejt do të shikoni rezultate konkrete edhe në Fier edhe në Lushnje ku ka pasur edhe ka dukuri të kësaj natyre.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Xhafaj i cili kërkoi edhe mirëkuptimin e banorëve të Fierit dhe Lushnjes për kontrollet e ushtruara nga policia në ferma dhe sera për zbulimin e parcelave të kanabisit. 

Fjala e Xhafajt në Fier, në aktivitetin “Forumi Qytetar për Sigurinë Publike”

“Dëshiroj t’ju falënderoj shumë për mbështetjen që i keni dhënë strukurave të policisë vendore këtu në Qarkun e Fierit, të vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që strukturat vendore të policisë kanë me organet e qeverisjes vendore, shoqërinë civile, komunitet fetare këtu dhe një sërë aktorësh të tjerë të rëndësishëm – pa bashkëpunimin e të cilëve nuk mund të flasim sot për rend, qetësi dhe siguri.

Kjo çka po bëjmë nuk është as më shumë e as më pak nevoja që Policia të jetë më mirë. Jo thjesht dhe vetëm në një mbulim më të mirë të territorit. Por në radhë të parë në një marrëdhënie më të mirë me qytetarët, por t’u shërbyer më mirë interesit të çdo qytetari – edhe në Qarkun e Fierit. Për një jetë më të qetë e të sigurt.

Ju bëtë një pyetje me shumë të drejtë, kam përshtypjen zonja duhet të jetë e shoqërisë civile.
Dhe unë dua të them që ky nuk është një show. Ky është një takim pune. Një raport i ri që ne, Qeveria dhe strukturat, organet ligjzbatuese duan të ndërtojnë me qytetarët, në funksion të shërbimit ndaj tyre dhe një marrëdhënieje të re me ta. Dhe konkretisht, më specifikisht, për çështjet e rendit dhe sigurisë publike. 
Por ky është vetëm hapi i parë. Hapi i parë ku organet ligjzbatuese vendore të Policisë së Shtetit janë sot këtu për të bërë transparencën e punës së tyre dhe për të dhënë llogari para qytetarëve. Një proces i cili do të vazhdojë jo vetëm në qarqet e tjera dhe në nivel qarku, por do shtrihet në çdo bashki e çdo njësi administrative. 

Pse duam ta bëjmë këtë? Sepse Policia mbahet nga taksat e qytetarëve dhe është në funksion e në shërbim të qytetarëve në respekt të ligjit. Që do të thotë që ajo duhet të jetë transparente. Duhet të japë llogari për atë se çfarë bën në ushtrimin e detyrës së saj për t’i shërbyer qytetarëve. Por llogarinë e para nuk duhet t’ia japë drejtorit, nuk duhet t’ia japë ministrit, por duhet t’ua japë qytetarëve të cilëve iu shërben. 

Unë besoj fort që drejtori i Policisë këtu dhe të gjithë drejtuesit Vendorë të Policisë nesër do të jenë ndryshe. Pse do të jenë ndryshe? Sepse sot kanë dalë para jush. Jam i bindur që shumica këtu nuk e njihnin deri dje kush ishte drejtori i Policisë, por sot e njohin fizikisht. Sot njohin dhe përgjegjësinë që ka ai për të shërbyer. Nga ana tjetër ai nesër do të duhet të mendojë shumë më mirë për këtë marrëdhënie, për këtë shërbim që ai dhe ekipi i tij duhet të vendosë në funksion të qytetarëve. 

Ky proces llogaridhënieje është më shumë përgjegjësi për drejtorin Vendor dhe ekipin e tij, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për Ministrinë gjithashtu, në shërbimin që bëjnë në funksion të rendit dhe të qetësisë publike. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë me ristrukturimin e Policisë në territor. Çfarë duam të bëjmë ne me këtë strukturim të ri të Policisë në territor? Duam, dhe thashmë është bërë fakt, një riorganizim të ri të strukturave policore mbi bazën e zonave policore. Fieri dhe të gjitha bashkitë do të ndahen në disa zona policore.

Në zona policore ku janë njëkohësisht edhe oficeri i Policisë Kriminale, - pra ai që merret me krimin aty, në territor,- edhe Patrulla që patrullon për rendin dhe qetësinë në çdo lagje dhe në çdo pjesë të territorit, dhe veçanërisht oficerët e Policisë në Komunitet. Pse them veçanërisht oficerët e Policisë në Komunitet? Sepse është momenti që ta forcojmë rolin e tyre. Punonjësit e Policisë që shërbejnë në lagje e fshatra të caktuara, në mënyrë që qytetarët kudo ku janë në mëhallën, lagjen, fshatin e tyre të dinë se cili është polici që i shërben atij komuniteti. Dhe nga ana tjetër ky punonjës policie të njohë shumë mirë banorët e komunitetit që i shërben.

Dhe duke patur në një zonë policore edhe oficerin e Policisë Kriminale edhe oficerin e Policimit në Komunitet, duke patur gjithashtu edhe Patrullën e Përgjithshme ne arrijmë të bëjmë një mbulim të gjithë problematikës që ka territori qoftë nga pikëpamja e fenomeneve të paligjshmërisë që shfaqen në territor qoftë nga problematikat që kanë vete qytetarët.

Dhe ky është një shërbim që shkon afër qytetarit dhe nga pikëpamja fizike nëse sot duhet të ngrihet dikush nga njëra anë e Fierit për të shkuar në Komisariat apo në Drejtori nesër do të shkojë të zyra e shërbimit policor në zonën policore në pikën më të afërt të tij.

Krahas kësaj ne do të duam që të ndërtojmë dhe një proces vlerësimi të komunitetit për oficerët e Policisë që shërbejnë në territore të caktuara në mënyrë që kushdo që dëshiron të bëjë karrierë në Polici duhet të marri vlerësimin e qytetarëve që iu ka shërbyer jo kjo dhe vetëm sipas preferencës së organeve drejtuese të Policisë por duke u mbështetur fort në vlerësimin e komunitetit përkatës. E gjithë kjo marrëdhënie synon që policia të jetë shumë më mirë prezente në territor synon të ketë një marrëdhënie te drejtpërdrejtë ndërmjet Policisë dhe qytetarit.

Por ky është vetëm hapi i parë i këtij procesi.
Dhe meqenëse e mora fjalën dua të them dhe një gjë tjetër.
Që është gjithashtu një llogaridhënie e imja, e ekipit tim si ministër, drejtorit të Përgjithshëm dhe ekipit të tij gjithashtu.
Për qeverinë ka qenë dhe mbetet prioritet lufta kundër krimit të organizuar.
Qeveria ka miratuar vitin e kaluar një plan masash të detajuar në luftën kundër krimit të organizuar dukë mbështetur një operacion të gjerë të quajtur “Forca e ligjit“ që synon të godasë fort grupet e strukturuara kriminale që janë në territor. Por jo vetëm kaq. Jo vetëm ndëshkimin penal të tyre por edhe goditjen e pasurive kriminale që këto grupe kanë vendosur.

Pra nga njëra anë ndëshkimi penal i tyre dhe nga ana tjetër heqja e bazës ekonomike që i mban gjallë ato. Ne jemi të vendosur për ta bërë këtë luftë pa kompromis ndaj grupeve kriminale. Sot që po flasim në shkallë vendi ne kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale si dhe për një pjesë të konsiderueshme të tyre kemi nisur hetimin pasuror të grupeve kriminale.

Ky është një problem që nuk është vetëm në disa pjesë të territorit sigurisht, por në Fier dhe Lushnje gjithashtu ka disa probleme të kësaj natyre. Ka disa element, ka disa individë, por edhe grupe kriminale të cilët kanë guxuar të përballen jo në pak raste edhe me policinë. Ne jemi të angazhuar fort sëbashku me Prokurorinë në një proces hetimi ndaj këtyre grupeve kriminale. Kemi goditur disa prej tyre dhe shumë shpejt do të shikoni rezultate konkrete edhe në Fier edhe në Lushnje ku ka pasur edhe ka dukuri të kësaj natyre.

Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj që ne jemi të angazhuar fort edhe në një betejë pa kompromis me fenomenin e kanabisit. Vitin e kaluar të gjithë sëbashku, Policia e Shtetit, organet e qeverisjes vendore në bashkëpunim edhe me qytetarët e qarkut të Fierit ne arritëm një sukses të konsiderueshëm duke e ndërprerë këtë fenomen dhe duke e hequr përfundimisht vendin nga harta e vendeve që kultivojnë kanabisin. Ne jemi të vendosur që edhe gjatë këtij viti ky fenomen të mos përsëritet më. Por për këtë kërkojmë edhe mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj. Unë e di që në disa raste nuk është e lehtë, në disa raste ka pasur edhe ndonjë tension të vogël, me kontrolle të ushtruara nga policia, në sera, në objekte të ndryshme, por duhet të na mirëkuptoni. Kjo mund të jetë pak e bezdisshme për disa, por është një gjë shumë e madhe, një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, për të gjithë vendin. Unë dëshiroj t’ju them që në këtë proces, ne jemi fort të angazhuar. Kryeministri, qeveria, ka caktuar prioritete të rëndësishme për luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti. Por ne nuk mund t’i përballojmë të vetëm këto sfida të rëndësishme; nuk mund t’i përballojmë të vetëm pa bashkëpunimin me të gjitha organet e qeverisjes vendore; pa bashkëpunimin me komunitetet fetare; pa bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, por në mënyrë të veçantë, pa mbështetjen e çdo qytetari këtu në qarkun e Fierit.
E kemi pak të vështirë ne kur na duhet të sinjalizojmë policinë. Eshtë i vërtetë shqetësimi që u ngrit këtu për Bubullimën. Ka pasur shqetësime të kësaj natyre edhe në disa zona të tjera, disa persona janë arrestuar ditët e fundit për atë fenomen, para 2 javësh më thotë drejtori. Eshtë një proces që po vazhdon nga organet e policisë vendore. Por ama duhet të themi edhe tjetrën që jo në pak raste, qytetarët kanë pasur përgjigje. 

Por ç‘t’u themi ne, kjo është detyra juaj! Eshtë e vërtetë që është detyrë e policisë, por ne nuk mund të vendosim polic në çdo rrugë, dhe nuk duhet ta pretendojmë që të vendosim polic në çdo cep pallati. Dhe nuk duhet ta kemi të vështirë që ashtu siç ndodhe në çdo vend demokratik, çdonjëri të telefonojë, njoftojë dhe t’i japë informacion policisë në mënyrë që ajo ta bëjë punë sa më mirë. Pa këtë bashkëpunim, pa këtë marrëdhënie, policia nuk mund ta bëjë ashtu siç duhet detyrën e saj për një kontroll më të mirë të territorit dhe për një goditje të fortë ndaj çdo grupi kriminal dhe ndaj çdo paligjshmëri që ndodh në territor.

Unë besoj që ky forum, ky dialog që po hapim së bashku, do të jetë një moment reflektimi, përgjegjësie për ne, por reflektimi për të gjithë për të pasur një marrëdhënie të re dhe një bashkëpunim të ri ndërmjet policisë dhe qytetarëve, edhe këtu në qarkun e Fierit.
Edhe njëherë faleminderit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balili.: 22/04/2018 13:52

    XHAFA genjen .GRUPET JANE SHTATZANE PRAPE .ATA KANE PJELLE 3 KATER HERE NE VIT .PO NUK GODITI TAHIRIN TE VELLANE DHE KUCET QE JANE AJKA E GRUPEVE TE TJERAT JANE SHKRIME PER TE MBUSHUR GAZETAT .PO DONALD LU DI GJE PER PESHQIT E FIERIT KU NOTOJNE VELLAI I KRYEMINISTRIT VELLAI I XHAFES DHE MBI TE GJITHE VELLEZERIT BORICI ME NIPIN BIZNESMEN AGIM BORICI.

    Përgjigju
  • Tani Shkoder: 20/04/2018 23:38

    Po goditi pra kush po t ndalon? Vazhdo punen ti, ske nevoje per deklerata se kena ndigju deklerata boll kto 30 vjet! Pak llafe e ma shum pun!

    Përgjigju
  • Koli: 20/04/2018 23:27

    Pune se me llafe jemi deri ne gryke..Elbasanin e qave...bashke me Shkodren asgje...tani pervishju punes ose ik se skemi nevoje per Tahire te tjere.

    Përgjigju
  • Andi: 20/04/2018 21:38

    Po skeni turp o te mjere po ke minister ne ballkan jo me gjere keni degjuar qe mbledh njerzit e gjore e fukarenj e mbi te gjitha te ndershem e ben keshtu deklarata shterpe. Turp e faqja zeze ka gjashte muaj ben te tilla deklarata si ne shekullin 15. Pse mor mjeran tani i identifikove ti, ata i di i madh dhe i vogel. Mbylle gryken e vepro se ndaj je aty

    Përgjigju
  • Analisti: 20/04/2018 18:22

    Ky hallall o vlla e shikon te verteten ne sy. Vetem kshu luftohet krimi.

    Përgjigju
  • sonila: 20/04/2018 18:22

    Mblidhja edhe njeher fierit ktheje ne normalitet rendin dhe sigurin o i madh

    Përgjigju
  • Ina: 20/04/2018 18:22

    E zhduku kanabisin bashk me kanabistet ky, bravo i qoft

    Përgjigju
  • Annita: 20/04/2018 18:21

    Vetem duke pranuar gjendjen qe eshte mund ta permiresosh se ndryshe je ne vend numero.

    Përgjigju
  • Firaku: 20/04/2018 18:06

    Z.Minister grupet kriminale jo vetem identifikohen por dhe arrestohen.

    Përgjigju
  • Ballshioti: 20/04/2018 17:57

    Kur do e arrestoni ben qimen, vetem llafe keni, asgje sbeni seriozisht. Rrofte makineria e propogandes

    Përgjigju
    • Kosovari: 21/04/2018 09:37

      Ca thua o fshatare?. Pse ai eshte prb ne fier. E ke gabim. Jan ca gjelbesira te tjere,ca hijena qe jan bere bashk e bejne si luaner

  • ELA: 20/04/2018 17:49

    Mashtrim. Keni thene per Shkodren, Elbasanin e tjere por asgje. Nje minister qe ka vullnet dhe aftesi nuk ben deklarata te tilla( do te, do te, do te) por vepron me profesionalizem dhe ne heshtje, pa buje mediatike sepse je policia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë