Xhafaj Ministër i Brendshëm
një konfirmim vjen nga Franca 

Xhafaj Ministër i Brendshëm<br />një konfirmim vjen nga Franca 
Fatmir Xhafaj duket se do rikthehet sërish në krye të Ministrisë së Brendshme, në qeverinë Rama 2.

Fakti që Xhafaj po shfaqet përkrah ministrave aktuale në takime të rëndësishme është tregues i fortë se Rama do t’ia besojë atij Ministrinë  e Brendshme.

Sot Xhafaj ka qënë përkrah ministrit Ditmir Bushati gjatë takimit të tij në Paris me Ministrin e Brendshëm francez Gérard Collomb, një tjetër konfirmim i rëndësishëm për faktin se Xhafaj do te jete minister i brendshëm në qeverinë e re.

Gjatë këtij takimi u ra dakort që Policë franceze do te mbërrijnë në Shqipëri në muajin shtator për të ndihmuar kolegët e tyre shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar.


Xhafaj si ministër: Vetting në polici, ndryshime në drejtori

Vetëm  pak javë më parë  deputeti Fatmir Xhafaj ka folur si ministër i Brendshëm i qeverisë “Rama 2”, që pritet të rimodelohet në muajin shtator të vitit 2017. Xhafaj gjatë një takimi me gazetarët e sektorit të kronikës së zezë, e vuri theksin se Policia e Shtetit do të ketë një dimensionin të ri, pasi do të pësojë ndryshim e gjithë organika e saj.

Ndërkohë,ish ministri Saimir Tahiri, i përfolur për një rikthim të mundshëm në krye të ministrise se brendshme, konfirmoi sot se nuk do të rikthehet më në postin e ministrit te brendshem.

Gjatë një bashkëbisedimi më te rinjtë e FRESSH, në kampingun e Jalës Tahiri tha se pasardhësi do të vijojë rrugën e tij.

“Jo, unë nuk do jem ministër i Brendshëm dhe besoj që çdo punë e ka një fillim dhe një fund. Nuk ka rëndësi sa kohë je në një punë, ka rëndësi çfarë bën gjatë kohës që je. Unë them që u përpoqa të bëj më të mirën time. Besoj që cilido është pasardhësi, do e ketë të vështirë të zhbëjë gjithë atë që u rregullua”, tha ish-ministri.

Saimir Tahiri u zëvendësua për pak muaj nga Fatmri Xhafaj, deri sa në krye të ministrisë së brendshme erdhi tekniku i opozitës, Dritan Demiraj.

xhafaj

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë