TIRANE- Komisioni parlamentar i ligjeve kalon vetëm me votat e mazhorancës pr/ligjin për përgjimet. Opozita abstenoi. Nisma u delegon mundësinë për përgjime edhe prokurorive në rrethe, si dhe detyrimin e kompanive celulare të sigurojnë aparaturat që mundësojnë e ruajnë telefonatat apo e-mailet nën mbikëqyrje.
Gjatë mbledhjes deputetët e opozitës denoncuan se shumë institucione po përgjojnë në mënyrë të paligjshme.
Nënkryetari i komisionit Fatmir Xhafaj tha se shumë institucione përgjojnë në mënyrë të paligjshme, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe kërkon të shtyjë mbledhjen e komisionit.
“Kemi një kakofoni institucionesh, shërbime paralele që përgjojnë, mungesë të kontrollit parlamentar që është shumë i rëndësishëm për të kufizuar dhe shmangur abuzimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut”- tha deputeti Xhafaj. Nga ana e tij deputeti i PD-së Dashnor Sulaj tha “Nuk bëhen përgjime pa firmën e kryeprokurorit”
Në seancë u hap dhe debati ku opozita akuzon mazhorancën, se, sidomos pas 21 janarit 2011, ka përgjuar opozitën por dhe ambasadorët. Sipas opozitës përgjimet janë bërë përmes një aparati të vendosur në mënyrë të paligjshme në Ministrinë e Mbrojtjes por dhe sistemeve të tjera të përgjimit në institucione të ndryshme.
“Më 21 janar SHIU ka përgjuar opozitën dhe ambasadorët”- tha deputetja socialiste Ermonela Felaj duke kërkuar dhe çmimin sa mund të kushtojnë mjetet e përgjimeve. Në përgjigje përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë thanë se “nuk është caktuar shuma”.
Qeveria shqiptare miratoi më 26 shator disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ekzistues të përgjimeve. Pr/ligji shtrin përgjimet në komunikimin elektronik, si e-mail, facebook e twitter. Ndërkohë që një ndër elementët kryesorë të këtij ndryshimi gjendet në nenin 23 të projektligjit, ku lejon që përgjimet në raste të caktuara mund të bëhen dhe pa marrë lejen e gjykatës, si dhe zgjerimin e rrezes së përgjimit dhe me institucione të tjera.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com