Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të flasë ditën e nesërme për akuzat e hedhura ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, shkruan në ‘Facebook’ se Rama ka të drejtë kur thotë se nuk janë të gjithë njëlloj, pasi sipas tij, kryeministri është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin.

Ndërsa shton se opozita është ajo që po lufton prej 5 vitesh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar.

Edi Rama ne perpjekje per te mbrojtur kliken e tij te inkriminuar paska thene qe nuk jemi te gjithe njesoj. Eshte e vertete! Nuk jemi te gjithe njesoj. Edi Rama eshte arkitekti i bashkeqeverisjes me krimin! Ne jemi ata qe po luftojme prej 5 vjetesh lidhjet e Rames me krimin e organizuar!

Edi Rama eshte ai qe emeron Ministrat e Brendshem me lidhje familjare me trafikun nderkombetar te droges! Ne jemi ata qe e zbulojne kete te vertete!

Ne nuk jemi njesoj! Ne anetaresuam vendin ne NATO dhe hoqem vizat! Edi Rama, me bashkeqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian te vendit.

Edmond Spaho, kreu i grupit të PD


(Reagimi i Edmond Spahos)