Fatmir Xhafaj nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka vlerësuar punën e Policisë dhe Emergjencave Civile të Shqipërisë dhe Kosovës, duke e quajtur një punë heroike.

Xhafaj e përshkruan si emocion të veçantë vlerësimin që ka marrë nga banorët e prekur nga përmbytja.

Nuk lë pa përmendur punë e medias, e vlerëson sakrificën në terren të çdo gazetari që raportonte në kohë reale situatën e përmbytjeve.

Statusi i plotë:

Emocion i veçantë për vlerësimet e marra nga njerëzit e thjeshtë të zonave të përmbytura dhe nga media për sakrificat e aktet heroike të punonjësve të Policisë. Mirënjohje! Faleminderit të gjithëve!

72 ore në këmbë, 2.200 forca policore në ndihmë të banorëve të përmbytur. Meritë të veçantë FNSH e Fier & Shkodër, DELTA Force, Policia Rrugore por dhe grupet e Emergjencave Civile ardhur nga Kosova.


[gallery]25024[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com