Xhafaj: Projekti i reformës është 
gati për 1 javë, ta votojmë në Kuvend

Xhafaj: Projekti i reformës është <br />gati për 1 javë, ta votojmë në Kuvend
Kryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, u shpreh pas mbledhjes së këtij komisioni se brenda javës është gati projekti Kushtetues për tu votuar në parlament.

Ai tha se ekspertët ndërkombëtarë do të punojnë gjatë kësaj jave për të finalizuar vërejtjet e fundit dhe pas këtij momenti, reforma duhet të votohet në Kuvend.

Kreu i ligjeve kërkoi reflektimin e opozitës për të bashkuar votat me mazhorancën.
 
Duke filluar nga java e ardhshme, është gati projekti Kushtetues për tu votuar në Parlament, nëse ka vullnet opozita. Mazhoranca ka vullnet të plotë, beson fort te Venecia dhe ekspertiza ndërkombëtare. Mbetet të shohim vullnetin e opozitës për t’iu bashkëngjitur këtij procesi. Kemi një projekt kushtetues, opinionin final të Venecias dhe mendimin e ekspertëve ndërkombëtarë. Mbi këtë, në vlerësim të shqetësimeve e problemeve që janë ngritur, duke punuar për të bërë reflektimet e nevojshme ekspertët ndërkombëtarë. EURALIUS e OPDAT janë dy misione që kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ata kanë marrë përsipër që ta mbyllin këtë proces brenda kësaj jave dhe janë të gatshëm t’ia përcjellin komisionit të posaccëm parlamentar. Nëse vërtetë besojmë tek Venecia, ky është projekti, le të mblidhemi dhe ta votojmë në Parlament. Nëse të gjithë bërtasin rroftë reforma në drejtësi, erdhi dita ta miratojmë”, u shpreh Xhafaj. 

Ashtu siç edhe paralajmëruan më herët, në këtë mbledhje të komisionit të reformës në drejtësi kanë munguar përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
 
Opozita vendosi të bojkotojë komisionet parlamentare, në shenjë proteste për dënimin e Berishës nga Byroja me 10 ditë jashtë Kuvendit. 

Xhafaj e cilësoi absurd bojkotin e opozitës në mbledhjen e komisionit të reformës në drejtësi.

Ai ftoi Partinë Demokratike që të demonstrojë vullnet konstruktiv me qëllim miratimin e projektit të ndryshimeve kushtetuese në një datë të afërt.

“Për ta luftuar krimin e organizuar, korrupsionin në mënyrë të veçantë, kemi shumë të domosdoshme reformimin e sistemit të drjejtësisë. Një reformë e mirëpritur nga qytetarët. Rruga e bojkotit nuk është rruga e duhur për këtë proces. Nëse opozita ka vullntet real për reformën në drejtësi, jemi të gatshëm ta votojnë atë në një datë të afërt”, u shpreh Xhafaj.
 
Sipas tij, palët janë dakordësuar në qëndrime me rekomandimet e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias.
 
Kemi një projekt kushtetues, kemi një opinion final të Venecias për të cilin jemi dakordësuar për ta konsideruar udhërrëfyesin e kornizën në të cilin dopt ë ndërtohet ky projekt. Kemi edhe kontributin e ekspertëve ndërkombëtarë në këtë proces, të cilat janë faktorë që mundësojnë që ne të kemi një projekt kushtetues në standardet ndërkombëarë të mbështetur dhe bazuar në opinionin final të Venecias”, tha ai.
 
Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit të posaçëm parlamentar, është bërë prezantimi i përgjigjeve të ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS.
 
Kemi bërë një hap të madh përpara sot, kemi dëgjuar dy poërfaqësuesit ndërkombëtarë. Atë të EURALIUS, kemi dëgjuar gjithashtu edhe përfaqësues të OPDAT. Të dy zotërinjtë kanë dhënë qëndrimin e tyre lidhur me pyetjet dhe komentet e bëra nga anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar, rreth projektit kushtetues për ccështje të caktuara. Kanë definuar qëndrimin e tyre për çështje të debatueshme brenda komision parlamentar dhe për ato çështje që janë të natyrës teknike. Është kërkuar një opinion kryesisht nga përfaqësuesit e opozitës. Brenda kësaj jave, të shohim, që të na paraqesin projektin kushtetues që ka vulën dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias dhe ekspertizën më të mnirë ndërkombëtare që është konsideruar kontributeve për të ecur përpara në këtë proces. Javën që vjen mund ta kemi të gatshme për ta votuar në parlament”, deklaroi Xhafaj. 

 
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët