TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar ditën e sotme drejtorin e përgjithshëm të Policisë gjermane, Dieter Romann.
Gjatë takimit , dy zyrtarët konfirmuan bashkëpunimin mes dy institucioneve duke paralajmëruar edhe shumë projekte të rëndësishme mes dy vendeve.
Do të thellojmë shkëmbimin e informacionit mes dy policive tona, gjithashtu do të zhvillojmë hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë.
Më shumë detaje për bashkëpunimin mes tyre, ministri Xhafaj ka bërë me dije se do të jepen nesër në një komunikim me mediat.
Postimi i plotë i Fatmir Xhafaj:
Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe të frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane z. Dieter Romann, i cili gjendet në Tiranë për një vizitë dy ditore.
Konfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer të derisotëm dhe folëm për projekte konkrete në vazhdimësi. Thellim i shkëmbimit të informacionit mes dy policive tona. Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë.
Mbështetje në mjete, logjistikë dhe ekspertizë nga Policia gjermane për Policinë e Shtetit. Për më shumë detaje, nesër në komunikim me mediat dhe publikun së bashku me z. Romann.
Bravo, keshtu po.
Përgjigju