Xhafaj takon ambasadorët e BE:
Luftojmë krimin me Task Forcën

Xhafaj takon ambasadorët e BE:<br />Luftojmë krimin me Task Forcën<br>
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim për rreth dy orë me ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë.

Në përfundim të takimit në një status në Twitter, Xhafaj zbulon se u diskutua për luftën kundër krimit, Vettingun dhe strukturën e re në Policinë e Shtetit, Task Forcën, ku shton se ka marrë mbështetjen e diplomatëve.

2 orë takim konstruktiv me Ambasadorët e BE. Priortetet:Lufta kundër Krimit të Organizuar, Vetingu,Task Forca. Mbështetje totale. Flm partnereve” thotë Xhafaj.

Pas bekimit që mori nga ambasadorët, ministri njofton se “Për më shumë nesër në orën 10:00 Prezantim i Operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se sot do të ngrihet Task Forca Speciale në Policinë e Shtetit për të luftuar bandat dhe krimin, ndersa pjese do te jete edhe FBI.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf