Xhafaj takon Fleckenstein:Vetting
policisë,luftë drogës dhe krimit

Xhafaj takon Fleckenstein:Vetting<br />policisë,luftë drogës dhe krimit
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Eurodeputeti Knut Fleckenstein, ndodhet në Tiranë, në ditën e dytë të vizitës së tij. Në kuadër të kësaj vizite, Fleckenstein ka zhvilluar dje dhe sot një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të politikës shqiptare. 

Këtë pasdite, Fleckenstein u prit nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti sot Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein. Ai shoqërohej në këtë takim nga ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Gjatë takimit, europarlamentari u njoh me prioritetet e Ministrisë së Brendshme. Ministri Xhafaj i shprehu z.Fleckenstein mirënjohjen për mbështetjen për Reformën në Drejtësi, duke besuar se BE-ja do të ofrojë të njëjtën mbështetje edhe për prioritetet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Në këtë kontekst, ministri Xhafaj prezantoi prioritetet kyçe të Ministrisë së Brendshme, të hartuara edhe me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të misionit ‘PAMECA V’.

Ndër to, ministri veçoi procesin e Vetting-ut në Policinë e Shtetit; luftën ndaj kanabisit, luftën kundër krimit të organizuar; parandalimin e fenomenit të azilkërkimit dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (veçanërisht minorenëve).

Ministri Xhafaj informoi gjithashtu për masat që po programohen për të forcuar më tej bashkëpunimin me autoritetet homologe të vendeve partnere, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Zyrtari i lartë i PE-së shfaqi interes të posaçëm lidhur me procesin e Vetting-ut dhe rezultatet konkrete në luftën kundër kanabisit.

Zoti Fleckenstein vlerësoi faktin që EUROPOL-i do të sjellë ekspertë në Shqipëri për të bashkërenduar punën mes Tiranës dhe Brukselit, në luftën kundër krimit të organizuar. Ai shprehu angazhimin për t’i kërkuar Komisionit Europian një mbështetje më të madhe, me fokus në prioritetet e prezantuara.
xhafaj
XHAFAJ
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme