Xhafaj: Tarifat Roaming të larta
si të blesh një kostum “firmato"

Xhafaj: Tarifat Roaming të larta<br />si të blesh një kostum “firmato"
TIRANE - Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ngriti shqetësimin sot për tarifat e larta Roaming. Gjatë diskutimit të organikës së re të AKEP, Xhafaj iu drejtua specialistëve të institucionit se tarifat Roaming janë tepër të larta.

Xhafaj e shoqëroi këtë edhe me një batutë. “Me ato tarifat tepër të larta, sidomos telefonata Roaming. Një telefonatë Roaming me Italinë përshembull, kushton si të blesh një kostum firmato te rruga e Kavajës”, u shpreh  Xhafaj.
 
Nga ana tjetër deputeti i PS, Bashkim Fino u shpreh kundër shtimit të punonjësve në AKEP, nga 60 në 73.
 
“Më duket jo korrekte shtimi i punonjësve që kërkon institucioni i AKEP. Madje paska vendosur që t’i bëjë vetë strukturat dhe pagat pa na pyetur ne, Kuvendin. Kjo nuk është normale”, tha ai.
 
Gjithashtu, Fino kërkoi nga Komisioni i Monitorimit në Kuvend që të nisë një hetim për të gjitha institucionet strukturat e të cilave miratohen nga Kuvendi.
 
Këta të AKEP duan të kenë 2 drejtorë, një për burimet njerëzore dhe një për financat. Strukturat duhen rishikuar, ka të meta në këtë që është paraqitur”, theksoi Fino.
 
Shqetësimit të tij iu bashkua edhe nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi.
 
“Është e papranueshme tendenca për të dalë jashtë skemës së përcaktuar. Cojnë në shpenzime të mëdha që rëndojnë taksapaguesit. Rrisin  numrat dhe pastaj hajt të rrisim dhe taksat. Unë jam kundër këtyre propozimeve”, tha ai.
 
Nga ana tjetër, kryetari i Ligjeve, Fatmir Xhafaj kërkoi reflektimin e ndryshimeve në propozimin e AKEP për strukturën e re dhe diskutimin e saj javën e ardhshme.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara