Xhafaj-Vasilit: Republikat e  
forta këshillohen nga ekspertët 

Xhafaj-Vasilit: Republikat e  <br />forta këshillohen nga ekspertët 
​Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafaj i është përgjigjur indirekt, kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, për rolin e ekspertëve të huaj në reformën në drejtësi. Xhafaj tha se Shqipëria nuk është republikë ekspertësh, por Republikat Parlamentare të forta janë ato që këshillohen nga ekspertët.
 
“E dëgjova që foli për grupin e ekspertëve, kam dëgjuar edhe të tjerë që thonë që kjo është republikë parlamentare s’është republikë ekspertësh. Është e vërtetë që është republikë parlamentare por mjerë ai parlament që e ndërton Kushtetutën, ligjin, mbi banalitetet, batutat, mbi paligjshmërinë e politikanëve. Republika parlamentare të forta janë ato që këshillohen nga ekspertët, vlerësojnë para së gjithash ekspertët, dhe burrat e shtetit ndahen nga çfarë janë të aftë të kenë në krahë dhe nga cilët këshillohen", u shpreh Vasili.  
 
Më herët, Vasili u shpreh në një prononcim jashtë sallës së Kuvendit se vendi ynë nuk është republikë ekspertësh por republikë parlamentare. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?