Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë sot dy postime në rrjetin social twitter ku ndan qëndrimin e tij mbi Policinë britanike dhe perspektivat për bashkëpunim me të, në raport me operacionin për forcën e ligjit. Ai shpreh se policia britanike shërben si model për vettingun në policinë e shtetit.

Vetingu konsiston në dhënien e një kontribut në krijimin dhe konsolidimin e institucioneve të forta dhe të besueshme, me profesionistë me integritet. Sipas këtij ligji, pasuria dhe imazhi e 13 mijë punonjësve të ministrisë së brendshme do të kalojë në sitë për të parë nëse justifikohet me burimin e të ardhurave të tyre.

Postimet e Fatmir Xhafajt

"Modeli për ne - përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin #ForcaELigjit. Bashkëpunim për operacione dypalëshe."

"Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në Neë Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. @PuneteBrendshme"

 

d.gj/ Shqiptarja.com