Xhafaj: Votimi i reformës, ngjarje
e shënuar, diskutim për nenin 88 

Xhafaj: Votimi i reformës, ngjarje<br />e shënuar, diskutim për nenin 88 
Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, e cilësoi moment të rëndësishëm për vendin miratimin nen për nen të draftit të reformës në drejtësi. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së komisionit, Xhafaj u shpreh se u votua drafti i dakordësuar, ndërsa theksoi se do të vijojnë negociatat për kërkesat e opozitës lidhur me vendet e rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe Komisionin e Kualifikimit e Kolegjin e Apelimit.

"Në vlerësimin tim kjo është një ngjarje e rëndësishme. Kemi sot një projekt kushtetues, të votuar përfundimisht, një projekt i cili me kalimin e procedurave të tjera parlamentare, do të hapë një faqe të re për Shqipërinë, për rrugën europiane të Shqipërisë dhe pa dyshim për konsolidimin e shtetit të së drejtës, për konsolidimin e një demokracie funksionale në Kuvend. Kemi miratuar një projekt i cili nuk është më pronë e Kuvendit të Shqipërisë, por është pronë e shqiptarëve, në interes të të ardhmes së tyre. Është një ngjarje e shënuar, që meriton të vlerësohet, mbështetet dhe besoj se qytetarët e meritojnë këtë projekt, sepse meritojnë të kenë drejtësinë e duhur, shumëpritur, drejtësinë që i bën ata të ndjehen si qytetar europianë", u shpreh Xhafaj.  

"Ka një diskutim, vijoi Xhafaj,  për formatimin e institucioneve të sistemit të ri të drejtësisë, KLGJ, KLP, për pjesën e jo gjyqtarëve e jo Prokurorisë, ashtu dhe Kolegjin e Apelimit dhe Komisionin e Kualifikimit. "Ramë dakord që ta kalojmë duke kaluar projektin, të lëmë mundësinë e hapur që në ditët në vijim të ketë mundësi të reflektohet për ndryshimet që mund të bëhet, për të dakordësuar zgjidhje konsensuale të mundshme", tha ai. 

Prononcimi i plotë i kreu të komisionit, Xhafaj:
"Në vlerësimin tim kjo është një ngjarje e rëndësishme. Kemi sot një projekt kushtetues, të votuar përfundimisht, një projekt i cili me kalimin e procedurave të tjera parlamentare, do të hapë një faqe të re për Shqipërinë, për rrugën europiane të Shqipërisë dhe pa dyshim për konsolidimin e shtetit të së drejtës, për konsolidimin e një demokracie funksionale në Kuvend. Kemi miratuar një projekt i cili nuk është më pronë e Kuvendit të Shqipërisë, por është pronë e shqiptarëve, në interes të të ardhmes së tyre. Është një ngjarje e shënuar, që meriton të vlerësohet, mbështetet dhe besoj se qytetarët e meritojnë këtë projekt, sepse meritojnë të kenë drejtësinë e duhur, shumëpritur, drejtësinë që i bën ata të ndjehen si qytetar europianë.
 
Kemi votuar projektin Kushtetues nen për nen dhe të tërësi, me pak ndryshime pas ekspertëve gjatë debatit. Projekti sot është i majit të këtij viti dhe që u votua unanimisht në parim në komision, ku janë reflektuar debatet gjatë kësaj periudhe. Janë reflektuar shqetësimet e përbashkëta të të gjithë kolegëve deputetë për ta përqasur më mirë projektin. Ky projekt konsiderohet i gjithëpranuar nga faktori politik në vend. Ka një diskutim për formatimin e institucioneve të sistemit të ri të drejtësisë, KLGJ, KLP, për pjesën e jo gjyqtarëve e jo prokurorëve, ashtu dhe Kolegjin e Apelimit dhe Komisionin e Kualifikimit. Ramë dakord që ta kalojmë duke kaluar projektin, të lëmë mundësinë e hapur që në ditët në vijim të ketë mundësi të reflektohet për ndryshimet që mund të bëhet, për të dakordësuar zgjidhje konsensuale të mundshme
", u shpreh Xhafaj. 

Prononcim i plotë për mediat i Fatmir Xhafës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin