Xhaferi merr çelësat e zyrës së
Kuvendit,vendos flamurin shqipta

Xhaferi merr çelësat e zyrës së<br />Kuvendit,vendos flamurin shqipta
Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar çelësi i kabinetit edhe përkundër kundërshtimit nga ana e ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanoiski.

Shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur edhe procedurën e publikimit të emërimit të tij në gazetën zyrtare për të rrumbullakësuar procesin e zyrtarizimit të tij për kryetar të Kuvendit.

Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev.

Xhaferi takimin e parë e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.

Teksa vihet re se në zyrën e tij Xhaferi përkrah flamurit maqedonas ka vendosur edhe flamurin shqiptar.

Një javë më parë mbështetës të VMRO pas zgjedhjes së Xhaferit të krye të Parlamentit mësynë në godinë duke ushtruar dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

Një veprim i cili thelloi edhe më shumë krizën politike ku ndodhet vendi.ALSAT

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin